- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim www.lsi.al -
Sport
Written by Gazetari    Friday, 18 June 2010 19:03    PDF Print E-mail
Ndëshkohen gjyqtarët e gafave

Fanella me numër 10, dikur mbahej nga Pele, më pas nga Maradona dhe Zidane. Por, ajo që brazilianët e quajnë 'dez' dhe argjentinasit 'diez' e që dikur kishte statusin e një ikone, gjenerata aktuale ka dështuar të përcjellë hapat e paraardhësve të tyre. Gjithmonë është konsideruar si numër magjik në futboll, por fanella me numrin 10 ka dështuar të përmbushë parashikimet e saj në Botërorin Afrikë e Jugut.

Read more... Last Updated ( Wednesday, 07 July 2010 09:48 )
 
Written by Gazetari    Thursday, 17 June 2010 19:10    PDF Print E-mail
Dueli Gjermani – Spanjë, një sfidë edhe mes shifrash

 

Gjermania dhe Spanja janë përballur midis tyre në ndeshje zyrtare dhe miqësore 18 herë. Bilanci: 7 fitore për Gjermaninë, 6 barazime dhe 5 fitore për Spanjën. Spanja ka fituar ndeshjen e parë kundër Gjermanisë (2-1, miqësore, më 12 maj 1935), ndërkohë që ka fituar edhe takimin e fundit: 1-0 në finalen e Euro 2008. Dy ekipet kanë zhvilluar midis tyre vetëm 6 ndeshje zyrtare: 3 janë fituar nga Gjermania, 2 janë mbyllur në barazim dhe 1 është fituar nga Spanja.

 

Read more... Last Updated ( Wednesday, 07 July 2010 09:50 )
 
Written by Gazetari    Thursday, 17 June 2010 19:10    PDF Print E-mail
Maradona e refuzoi takimin me presidenten

 

Trajneri Diego Maradona dhe anëtarët e tjerë të Kombëtares së Argjentinës kanë refuzuar ftesën për pritje solemne te Presidentja e vendit, Kristine Kirshner, pas kthimit në vendlindje nga Botërori i Afrikës së Jugut. “Gauços” u kthyen në atdhe pas humbjes së thellë nga Gjermania (4-0) në fazën çerekfinale. Presidentja Kirshner vendosi t’ia organizojë një pritje në pallatin presidencial, por Maradona dhe futbollistët argjentinas e refuzuan ftesën, duke thënë se nuk e meritojnë aspak një pritje të tillë. “E dini se gjithmonë i ofroj përkrahje njerëzve në momentet e vështira, e jo vetëm në momentet e mira. Për këtë arsye i kam ftuar anëtarët e kombëtares në takim. Por, futbollistët e refuzuan një ftesë të tillë, sepse ndjejnë se nuk e kanë merituar një nder të tillë. Por unë mendoj se ata kanë gabuar, sepse ata e kanë merituar një respekt të tillë dhe unë do ta organizoj atë pritje”. “Rroftë Argjentina”, ka theksuar Presidentja 57-vjeçare, Kristine Kirshner, e cila që nga dhjetori i vitit 2007 në këtë post ka zëvendësuar bashkëshortin e saj, Nestor Kirshner.

 

Read more... Last Updated ( Wednesday, 07 July 2010 09:52 )
 
  • «
  •  Start 
  •  Prev 
  •  1 
  •  2 
  •  3 
  •  4 
  •  5 
  •  6 
  •  7 
  •  8 
  •  9 
  •  10 
  •  Next 
  •  End 
  • »


Page 1 of 72