- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim www.lsi.al -
Nderkombetare
Written by Gazeta Integrimi    Tuesday, 16 February 2010 10:18    PDF Print E-mail
Kosova, brenda vitit me pasaporta biometrike

Autoritetet kosovare kanë thënë se nga gjysma e këtij viti do të fillojë procesi i dhënies së pasaportave biometrike, por ende nuk është përcaktuar data e saktë. Por, njohës të integrimeve evropiane janë shprehur skeptikë se do të mund të prodhohen deri atëherë pasaportat biometrike. Ende nuk është përcaktuar data e saktë se kur do të fillojë procesi i dhënies së pasaportave biometrike. Ministria e Punëve të Brendshme ka ritheksuar se këto pasaporta, që paraqesin edhe një nga parakushtet për liberalizim vizash, pritet të jepen nga mesi i këtij viti. Këshilltari në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Fisnik Rexhepi, ka thënë se aktualisht janë në proces të marrjes së të dhënave për pasaporta dhe letërnjoftime nëpër qendrat komunale.

 

Read more... Last Updated ( Wednesday, 24 February 2010 00:48 )
 
Written by Gazeta Integrimi    Wednesday, 10 February 2010 09:19    PDF Print E-mail
Sejdiu: Zbatimi i strategjisë për integrimin e Veriut të Kosovës kërkon veprime energjike

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë se strategjia që parasheh integrimin e veriut të Kosovës është inkurajuese

Strategjia e qeverisë së Kosovës dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare për integrimin e Veriut të Kosovës mori mbështetjen e Grupit Ndërkombëtar për Kosovën në të cilin bëjnë pjesë 25 vende që e kanë njohur pavarësinë. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë se strategjia që parasheh integrimin e veriut të Kosovës është inkurajuese që në këtë pjesë të vendit të vendoset rendi dhe ligji.

Read more... Last Updated ( Wednesday, 24 February 2010 00:48 )
 
Thursday, 04 February 2010 15:01    PDF Print E-mail
BE 2.5 milionë euro për të luftuar trafiqet në Ballkan

Bashkimi Evropian lançon projektin për të ndihmuar vendet e rajonit në luftën kundër krimit të organizuar

Bashkimi Evropian do të investojë 2.5 milionë euro në rajonin e Ballkanit për të luftuar krimin e organizuar. Projekti do të financohet nga Gjermania dhe Austria dhe ka në qendër të tij uljen e trafiqeve dhe të krimit të organizuar. Projekti ka pjesë të tij dhe Shqipërinë dhe nga një pjesë e shumës së vënë në dispozicion do të përfitojnë dhe institucionet ligjzbatuese shqiptare.

Marrëveshja

Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina , Mali i Zi, Serbia dhe Kosova do të jenë pjesë e projektit më të fundit të Bashkimit Evropian për të ulur nivelin e krimit të organizuar dhe trafiqeve në rajonin e Ballkanit. Ky investim i BE-së për gjithë rajonin është pjesë e projekteve të BE-së për të garantuar një nivel normal të Ballkanit. Ndikimi i këtij projekti do të ketë jo vetëm ulje të nivelit të krimit, por edhe përmirësimin e imazhit të Ballkanit Perëndimor, i cili nga raportet e mëparshme të BE-së është cilësuar si problematik. Edhe më parë vendet e BE-së i kanë kushtuar rëndësi të veçantë marrëveshjeve dhe luftës kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar në vendet e Ballkanit.

Projektet e BE

Krijimi i një klime më të ashpër kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar në vendet e Ballkanit është parë nga Bashkimi Evropian si parapërgatitje për hyrjen e këtyre vendeve në union. Të njohura për problematikat që kanë të bëjnë me respektimin e ligjit me institucionet ligjzbatuese, projektet në fjalë kanë si synim vendosjen e standardeve  moderne në luftën kundër narko trafikut dhe krimeve. Pjesë e këtyre projekteve kanë qenë dhe vendosja e sistemeve moderne të kontrollit kufitar  në vendin tonë. Strategjia e Bashkimit Evropian për Ballkanin është kthimi i këtij rajoni në një vend të sigurt dhe me nivele minimale të kriminalitetit. Nisma e Austrisë dhe Spanjës do të zbatohet për gjatë 30 muajve.

Masat e marra nga Shqipëria kundër trafiqeve


Ndryshe nga shumë vite më parë Shqipëria paraqet një tjetër situatë në lidhje me nivelin e trafiqeve. Vullneti politik por dhe një sërë ligjesh të miratuara për luftën ndaj krimit të organizuar kanë bërë që vendi të njohë një nivel shumë më të ulët se më parë. Moratoriumi i skafeve si dhe ligji më i fundit “Anti-mafia” janë disa prej akteve që kanë sanksionuar një betejë mjaft të ashpër ndaj fenomeneve negative. Gjithashtu mazhoranca ka futur në funksion dhe  Strategjinë Ndërsektoriale për Parandalimin dhe Luftën Kundër Korrupsionit dhe për Qeverisjen Transparente, për periudhën 2008-2013, për implementimin e së cilës Policia e Shtetit ka programuar detyra specifike për këtë periudhë dhe për vitet në vazhdim. Gjithashtu gjatë vitit që lamë pas është krijuar dhe Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Departamentin për Hetimin e Krimeve. Ndërsa ekspertët e BE e kanë cilësuar  Shtetin Shqiptar si shembull suksesi për këtë luftë kundër krimit të organizuar. Po për këtë çështje nga Qeveria janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh me shtetet fqinje si dhe me disa shtete që janë pjesë e Komunitetit Evropian. Në këtë plan janë nënshkruar marrëveshje me Letoninë, Çekinë, si dhe me shumicën e vendeve të Rajonit në  memorandumin e mbajtur në Romë, Itali, për mirëkuptim rreth bashkëpunimit në luftë kundër krimit të organizuar dhe krimeve të tjera të rënda.

 


Page 69 of 70