- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim www.lsi.al -
Nderkombetare
Written by Gazetari    Friday, 18 June 2010 18:47    PDF Print E-mail
SHBA dhe BE përshëndesin dialogun Kosovë-Serbi

Sekretari i Shtetit, Xhon Kerri, zhvilloi dje bisedime me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kethrin Ashton. Zoti Kerri vlerësoi përpjekjet e saj në ndërmjetësimin e bisedimeve Kosovë-Serbi. “Dua ta përshëndes atë për përpjekjet e saj të shkëlqyera në Ballkan. Ajo është takuar me figurat kryesore të Serbisë dhe Kosovës. Ajo ka punuar me këmbëngulje për të përballuar sfidat që përbën afrimi i të dy palëve dhe zgjidhja e problemeve mes tyre”. Nga ana e saj, Baronesha Ashton tha se nuk është e rastit që deshi të takohej me Sekretarin Kerri, para takimit të javës së ardhshme Kosovë-Serbi. “Unë kam pjesën më të rëndësishme të dialogut Kosovë-Serbi javën e ardhshme, kur kryeministrat e të dy vendeve do të takohen për dy ditë. Shtetet e Bashkuara janë një partner shumë i çmuar në këtë përpjekje”. Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, pritet të takohen më 19 dhe 20 shkurt në Bruksel për të diskutuar situatën në veri dhe rrugët e shpërbërjes, apo transformimit të strukturave të mbështetura nga Beogradi.

NEWBORN, monument falënderimi për shtetet që njohën Kosovën

Kompania Ogilvy/Karrota, që realizoi monumentin NEWBORN për Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, për të cilën i fitoi shumë çmime ndërkombëtare në lëmin e dizajnit, përfshirë edhe çmimin më prestigjioz në botë, ‘Luanin e Artë’ në Cannes, nëpërmjet rrjeteve sociale mbrëmë u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkëngjiten për ta kthyer në monument me flamujt e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Aksioni do të nisë të shtunën, më 16 shkurt, nga ora 10:00 në mëngjes, në mënyrë që 5-vjetori i pavarësisë të pritet me pamje të re. Ky propozim nga autori i monumentit, Fisnik Ismaili, që të lyhet në këtë mënyrë dhe t’i ndryshojë pamja më 17 shkurt të çdo viti, i është paraqitur si kërkesë Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës qysh nga përvjetori i parë i pavarësisë, më 2009, por i është refuzuar vazhdimisht çdo vit, përfshirë edhe sivjet për përvjetorin, pa ndonjë arsye të veçantë, por gjithherë me prapavijë politike. Sivjet Komisioni për organizimin e manifestimit të 5-vjetorit të Pavarësisë, i udhëhequr nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, mori vendim që ta ngjyroste monumentin NEWBORN sërish me ngjyrë të verdhë (dhe jo sikur e verdha origjinale), pa u konsultuar asnjëherë me autorin për qëllimin, simbolikën apo mirëmbajtjen e mirëfilltë të kësaj vepre, duke i mbuluar nënshkrimet e shumta të qytetarëve pa asnjë lloj sqarimi, dhe duke mos i përfillur të drejtat autoriale dhe implikimet legale që mund të shkaktojë ky veprim. Prandaj, si reagim ndaj kësaj shkeljeje të rëndë, jo vetëm ndaj të drejtave autoriale, por edhe shprehjes së lirë, Fisnik Ismaili mori vendimin për ta ngjyrosur monumentin ashtu si është menduar që nga përvjetori i parë, pa miratimin e autoriteteve zyrtare, duke gjetur përkrahje të madhe nga qytetarët, të cilët do t’i bashkëngjiten kësaj nisme, që po vërehet nga reagimi masiv në Facebook dhe Twitter. Ismaili sqaron se NEWBORN është një vepër, e cila i shërben secilit qytetar për t’u shprehur në të, në çfarëdo mënyre, qoftë edhe duke e ngjyrosur me ngjyra të tjera. Kështu, ngjyrosja me flamujt e shteteve që pranuan pavarësinë e Kosovës simbolizon mirënjohjen e qytetarëve ndaj këtyre vendeve, dhe njëherësh shërben si porosi, duke kërkuar nga shtetet e tjera të na njohin sa më shpejt. Ai ka paralajmëruar se sot gjatë ditës do të njoftojë organet e rendit për këtë aktivitet.

Ish-presidenti i Kroacisë

Stipe Mesiç: Kosova të realizojë sa më shpejt pavarësinë e saj

Nuk mund të lejohet kjo gjendje, praktikisht, gjysmë-lufte në kufirin me Kosovën. Kjo i bën dëm edhe Serbisë dhe Kosovës, thotë Stipe Mesiç, ish-president i Kroacisë. Mesiç theksoi se kur Jugosllavia humbi faktorët integral është dashur të ndodhë një marrëveshje politike, të kërkohet një model i ri. “Unë kam propozuar një konfederatë për një afat të caktuar, tri deri në pesë vjet, të cilën do ta rishikonim – nëse kjo do të funksiononte atëherë mund të qëndronte konfederata si zgjidhje, kurse nëse nuk funksionon – atëherë secili vazhdonte rrugën vet, dhe pa luftëra. Në një situatë të tillë, edhe Kosova mund të pavarësohej, si të gjitha elementet e tjera të ish-Jugosllavisë. Por, fatkeqësisht, Millosheviçi nuk pranoi këtë ofertë, sepse dëshironte që të krijojë ‘Serbinë e Madhe’”, tha Mesiç në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë. Lidhur me propozimin për zgjidhjen e raporteve të Serbisë me Kosovën, sipas modelit të dy Gjermanive, në kohën e Luftës, Mesiç tha se “nuk e di se përse është pritur kaq gjatë, kur ishte e qartë se njëlloj bashkësie e re mes Kosovës dhe Serbisë, më nuk është e mundur”. Sipas Mesiçit, “bashkësia ndërkombëtare është dashur që të bëjë gjithçka që Kosova të realizojë sa më shpejt pavarësinë e saj, kurse Serbia nuk do të duhej ta njihte Kosovën, dhe gjërat do të funksiononin”. Por, shtoi Mesiç, në rajon duhet të bashkëpunuar, pavarësisht nëse Serbia ka njohur apo jo Kosovën. “Ne duhet të bashkëpunojmë, kurse populli i Kosovës duhet të ketë mundësinë e lëvizjes së lirë, të mallit dhe kapitalit. Kosova mund të funksionojë vetëm atëherë kur ka në dispozicion resurset e saj, dhe është e barabartë me vendet e tjera të pavarura. Kosova ka resurse, por nëse ajo mbahet e mbyllur, dhe populli i Kosovës nuk mund të udhëtojë jashtë, atëherë Kosova është e dënuar në dështim”, tha ish-presidenti kroat.

Somarjo

Bashkësia ndërkombëtare është dashur që të bëjë gjithçka që Kosova të realizojë sa më shpejt pavarësinë e saj, kurse Serbia nuk do të duhej ta njihte Kosovën, dhe gjërat do të funksiononin

Last Updated ( Saturday, 16 February 2013 10:20 )
 
Written by Gazetari    Friday, 18 June 2010 18:45    PDF Print E-mail
SHBA-OKB për provën bërthamore të Koresë së Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, thonë se prova bërthamore e Koresë së Veriut këtë javë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Skot Stërns, informon nga Departamenti i Shtetit. Ndërsa turmat në Fenian festuan atë që udhëheqësit e Koresë së Veriut e quajtën një provë të suksesshme bërthamore për vetëmbrojtjen e ligjshme, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, thotë se prova është një sfidë e drejtpërdrejtë për komunitetin ndërkombëtar. "Unë i kam bërë gjithnjë thirrje udhëheqjes së Penianit të heqë dorë nga programi i saj bërthamor dhe të përqendrohet në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për popullin korean, duke trajtuar nevojat e domosdoshme humanitare dhe gjendjen e të drejtave të njeriut në vend”. Para bisedimeve me zotin Ban, Sekretari i Shtetit, Xhon Kerri, tha se Koreja e Veriut është një kërcënim serioz për paqen në botë. "Prova e kësaj jave është një akt i rëndë provokues që kërkon një përgjigje të fortë, të shpejtë dhe të besueshme nga komuniteti ndërkombëtar”. Prova e tretë bërthamore e Koresë së Veriut në shkelje të një rezolute të Kombeve të Bashkuara u kritikua edhe nga Kina, e cila është aleatja më e madhe e Penianit. Sekretari Kerri tha se Kina mund të bëjë më shumë për të shkurajuar programin bërthamor të Koresë së Veriut. Por analisti i Institutit CATO, Xhastin Logan, thotë se Uashingtoni i ka dhënë Pekinit pak stimuj për të mbajtur një qëndrim më të rreptë ndaj Penianit. "Kinezët e dinë se janë një faktor me një farë rëndësie kur është fjala për Korenë e Veriut. Por, për mendimin tim, Uashingtoni nuk ka qenë i predispozuar të ndërmarrë hapa ambicioze në raport me çështjen e Koresë, për të kompensuar në fusha të tjera në raport me Kinën”. Sekretari Kerri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, thonë se po punojnë me anëtarët e Këshillit të Sigurimit dhe aleatë të tjerë për të garantuar një përgjigje të përshtatshme ndaj provës bërthamore të Koresë së Veriut. Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime të tjera më të forta nëse do të jetë e nevojshme për t’iu kundërvënë atij që e cilëson si qëndrim armiqësor të Shteteve të Bashkuara ndaj shtetit komunist.

Somarjo, Ban Ki Mun

Unë i kam bërë gjithnjë thirrje udhëheqjes së Penianit të heqë dorë nga programi i saj bërthamor dhe të përqendrohet në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për popullin korean, duke trajtuar nevojat e domosdoshme humanitare dhe gjendjen e të drejtave të njeriut në vend

Last Updated ( Saturday, 16 February 2013 10:19 )
 
Written by Gazetari    Thursday, 17 June 2010 19:12    PDF Print E-mail
Samit i BE-së për qetësimin e tregjeve

Udhëheqësit e vendeve te BE-së, të mbledhur në Bruksel, po përpiqen të qetësojnë tregjet financiare me deklarimet se është ndaluar kriza me të cilën përballej euroja. Në axhendën e bisedimeve janë masat për një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik dhe sanksione më të ashpra për vendet e BE-së me deficite të larta buxhetore.

Read more...
 
  • «
  •  Start 
  •  Prev 
  •  1 
  •  2 
  •  3 
  •  4 
  •  5 
  •  6 
  •  7 
  •  8 
  •  9 
  •  10 
  •  Next 
  •  End 
  • »


Page 1 of 70