|
|
| Friday, 12 March 2010 23:43 |
 |
 |
 |
|
| Meta: Jam i impresionuar nga pritja e banorëve të Preshevës |
|
Kreu i diplomacisë shqiptare e ka cilësuar si të një rëndësie të veçantë vizitën në Luginën e Preshevës. Ai ka theksuar se vizita shënon dhe një etapë të re të marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe faktin që qeveria e Serbisë ka dhënë mbështetjen për një vizitë të tillë tregon se kohët kanë ndryshuar në Ballkan. Në një intervistë dhënë për televizionin “Ora News”, Meta është shprehur se vizitën në Preshevë e ka përjetuar me emocion të veçantë për shkak të historisë që ka ky rajon. Ai është shprehur se ka mbetur i impresionuar nga pritja që i kanë bërë banorët dhe sidomos fëmijët të cilët janë dhe e ardhmja.
|
|
|
| Thursday, 04 March 2010 22:29 |
 |
 |
 |
|
| Adelina Gjuzi: LRI, fakulteti im i tretë |
|
Adelina Gjuzi ka përfunduar dy fakultete, të parin për Infermieri në Universitetin e Tiranës në vitin 2007 dhe të dytin për Juridik, në Universitetin “Kristal”, në vitin 2009. Por, thotë se tani është duke vazhduar edhe fakultetin e tretë, atë për politikë në Lëvizjen Rinore për Integrim. Ka pak më shumë se një vit që është anëtarësuar në këtë forum rinor dhe politik, dhe edhe pse ka pasur një përvojë të mëparshme ka mësuar shumë. Kam mësuar se si organizohet një fushatë elektorale, kam përmirësuar artin e komunikimit, që e kam dhe një nga pikat e mia më të forta”, tregon vajza, e cila e ndjen veten më shumë juriste sesa infermiere.
|
|
|
|
|
|
|
|
Page 3 of 7 |