- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim www.lsi.al -
Politike - Gazeta Integrimi
Written by Gazetari    Friday, 18 June 2010 18:39    PDF Print E-mail
BSH: Ekonomia shënon rritje, inflacioni bie në 3.4%,

Ekonomia shqiptare ka shënuar rritje graduale, treguesit e besueshmërisë janë në rritje, ndërsa inflacioni në rënie. Kjo deklaratë u bë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në fund të mbledhjes së Këshillit të Mbikëqyrjes, i cili miratoi politikën monetare mujore. Guvernatori deklaroi se inflacioni ka ardhur në rënie gjatë 2010-ës. Fullani pohoi se në mungesë së goditjeve nga ana e ofertës, norma e inflacionit është pranë objektivit 3% për periudhën afatmesme. Ndërkohë, norma bazë e interesit do të ngelet e pandryshuar në vlerën 5%. Në mbledhjen e ditës së djeshme, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Mujor të Politikës Monetare. Të dhënat nga ekonomia botërore konfirmojnë rimëkëmbjen progresive të aktivitetit ekonomik. Politikat monetare e fiskale stimuluese kanë ndikuar në rritjen e kërkesës për mallra e shërbime, si dhe në zgjerimin e aktivitetit tregtar. Rezultatet e vrojtimeve dhe parashikimet për të ardhmen sugjerojnë një përmirësim të mëtejshëm të treguesve ekonomikë, duke sinjalizuar se ekonomia botërore do të vazhdojë të fuqizohet. Presionet inflacioniste në nivel botëror mbeten të kontrolluara dhe normat e interesit të bankave qendrore vazhdojnë të jenë në nivelet më të ulëta historike. Tregjet financiare janë karakterizuar nga një luhatshmëri e lartë e normave të interesit, e çmimeve të produkteve financiare dhe e vëllimeve të tregtimit.

Kjo luhatshmëri ka reflektuar nga njëra anë sinjalet pozitive që vijnë nga ekonomia reale dhe rezultatet inkurajuese të stres-testeve të bankave të mëdha, dhe nga ana tjetër pasigurinë e rrjedhur prej niveleve në rritje të borxhit publik. Në nivel politik, debati që karakterizon autoritetet ekonomike private dhe publike, është përcaktimi i masës dhe kohëzgjatjes së duhur të stimulit makroekonomik. Përgjigjja që do të marrë dilema e mbështetjes së ekonomisë, pa cenuar primet e rrezikut dhe ekuilibrat afatgjatë të saj, do të kushtëzojë ndjeshëm ecurinë e ekonomisë botërore dhe perspektivat e rritjes afatshkurtër e afatmesme të Shqipërisë.

Treguesit

Sipas Fullanit, ekonomia shqiptare ka vijuar të karakterizohet nga përmirësimi gradual i treguesve ekonomikë, duke konfirmuar një aktivitet në rritje - por relativisht të ngadaltë - të saj. Statistikat zyrtare flasin për norma pozitive rritjeje në tremujorin e parë të vitit, ndërkohë që rezultatet e vrojtimeve të besimit dhe të dhëna të tjera të tërthorta sugjerojnë për vazhdimësinë e këtyre ritmeve edhe në tremujorin e dytë. Aktiviteti ekonomik në Shqipëri është mbështetur nga rritja e kërkesës së jashtme dhe e eksporteve shqiptare, ndërsa kërkesa e brendshme ka pasur një rritje më të ngadaltë. Kjo ecuri është reflektuar në një rritje më të shpejtë të sektorit të industrisë dhe të shërbimeve, ndërkohë që sektori i ndërtimit dhe ai i bujqësisë kanë pasur një kontribut të ulët në rritjen ekonomike. Ajo është shoqëruar gjithashtu me krijimin e kapaciteteve të pashfrytëzuara në ekonominë shqiptare dhe presione të ulëta inflacioniste nga kërkesa e brendshme. Stimuli monetar ka qenë i përshtatshëm për të akomoduar një aktivitet ekonomik në rritje, por pa krijuar zgjerim të tepërt të likuiditetit.

Inflacioni

Në përfundim të analizës, Këshilli i Mbikëqyrjes vëren se në prani edhe të pritjeve të ankoruara inflacioniste, ky ambient ekonomik ka ndikuar në absorbimin e goditjeve mbi inflacion të ardhura nga faktorë të ofertës. Për rrjedhojë dhe në përputhje me pritjet tona, inflacioni ka ardhur në rënie gjatë vitit 2010. Inflacioni vjetor i çmimeve të konsumit rezultoi 3.4 për qind në muajin korrik. Kjo normë inflacioni është shkaktuar kryesisht nga rritja e çmimeve të administruara, e çmimeve bazë në tregjet ndërkombëtare dhe nënçmimi i monedhës vendase. Këta faktorë të ofertës pritet të kenë ndikim kalimtar në ecurinë e inflacionit, duke mos u përkthyer në presione të qëndrueshme inflacioniste. Kjo dinamikë ka kushtëzuar dhe do të vazhdojë të kushtëzojë ecurinë e inflacionit edhe në periudhën e ardhshme. Konsumi privat vlerësohet të ketë dhënë kontribut pozitiv në aktivitetin ekonomik në tremujorin e dytë.

Kjo ecuri dëshmohet nga forcimi i ritmit të rritjes së të ardhurave tatimore, të cilat kanë në bazë të tyre nivelin e konsumit në ekonomi, nga rritja e importit të mallrave të konsumit, si dhe konfirmohet nga treguesit e përmirësuar të besimit të konsumatorit. Bilancet përgjithësisht të shëndosha financiare të familjeve shqiptare bëjnë të mundur një reagim të shpejtë të tyre ndaj përmirësimit të klimës aktuale dhe perspektivës makroekonomike, rritjes së të ardhurave të disponueshme, dhe rënies së pasigurisë.

Investimet private po i kthehen gradualisht ritmeve rritëse, por në nivele dukshëm më të ulëta se ato të mëparshmet.

Treguesit e besimit

Sipas Fullanit, klima më pozitive e besimit të bizneseve; mbështetja në rritje me kredi bankare; rritja e shfrytëzimit të kapaciteteve në ekonomi dhe rritja e importit të mallrave kapitale dhe atyre të ndërmjetëm, sugjerojnë se niveli i investimeve private është rritur gjatë muajve të fundit. Tregues të besimit evidentojnë pritje pozitive edhe për tremujorin e tretë të vitit, duke mbështetur vlerësimet tona për një nxitje të kërkesës agregate nga sektori privat. Sektori publik ka shënuar frenim të ekspansionit fiskal, që prej fillimit të tremujorit të dytë. Deficiti buxhetor në fund të muajit korrik rezultoi 23.1 miliardë lekë, nivel ky i cili është rreth 42% më i ulët se një vit më parë. Të ardhurat buxhetore janë rritur me 3.7 për qind në terma vjetorë, ndërkohë që shpenzimet janë tkurrur me 5.1 për qind. Eksportet neto kanë vazhduar të rrisin kontributin e tyre në kërkesën agregate edhe në tremujorin e dytë të vitit. Kjo ecuri është diktuar nga rritja vjetore prej 86 për qind e eksporteve kundrejt rritjes prej vetëm 6 për qind të importeve gjatë kësaj periudhe. Këto zhvillime janë materializuar në ngushtimin e mëtejshëm të deficitit tregtar, i cili është tkurrur me rreth 14 për qind në terma vjetorë. Ngushtimi i deficitit tregtar është shoqëruar me presione më të ulëta në tregun valutor dhe një ecuri më të qëndrueshme të kursit të këmbimit.

Politika monetare

Politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka qenë e kujdesshme. Duke pasur në vëmendje respektimin e objektivit për inflacionin, Banka e Shqipërisë uli me 0.25 pikë përqindjeje normën bazë të interesit në muajin korrik.

Ky lehtësim i kushteve monetare synoi t’i japë një stimul të mëtejshëm aktivitetit ekonomik, duke kontrolluar në të njëjtën kohë presionet inflacioniste dhe ekuilibrat e jashtëm të ekonomisë. Ajo është përcjellë në tregun financiar në segmentin afatshkurtër të tij, duke sjellë uljen e kostos së huamarrjes të bankave, si dhe norma më të ulëta interesi në tregun ndërbankar dhe në tregun primar të letrave me vlerë të qeverisë. Në muajt në vijim, lëvizja e politikës monetare duhet të transmetohet dhe në uljen e kostos së huamarrjes së sektorit privat.

Last Updated ( Wednesday, 01 September 2010 07:17 )
 
Written by Gazetari    Thursday, 17 June 2010 20:30    PDF Print E-mail
Luan Rama: Tryeza e Reformës Zgjedhore, prioritet i LSI në sesionin e ri parlamentar

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, deklaroi dje se prioriteti i LSI-së në sesionin e ri parlamentar është tryeza e Reformës Zgjedhore. Rama tha se nisja e sezonit të ri politik e vë natyrshëm politikën shqiptare në mënyrë të veçantë Kuvendin e Shqipërisë përballë përgjegjësisë për të realizuar dhe përmbushur disa detyra të rëndësishme, që kanë të bëjnë me zhvillimin apo ecurinë e mëtejshme të vendit në rrugën e pakthyeshme të integrimit evropian. Ai thotë se LSI është e përgatitur për të nisur sesionin e ri politik me angazhim maksimal me dy drejtime, apo dy fronte kryesore, që janë zgjedhjet e drejtuesve të LSI për Tiranën dhe organizimi i tryezës për Reformën Zgjedhore. Në një intervistë dhënë për ATSH-në, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, u shpreh se domosdoshmërisht duhet shkuar te reforma zgjedhore, te reflektimi në draftet që e përmirësojnë tërësinë e korpusit ligjor, mbi të cilat zhvillohen zgjedhjet të gjitha sensibiliteteve, prioriteteve, për të cilat është folur shumë, por në fakt është bërë shumë pak, ose s’është bërë asgjë deri tani.

Cila do të jetë axhenda e LSI-së për sesionin e ri politik dhe parlamentar? Cilat do të jenë prioritetet?

Natyrisht, që ne jemi të përgatitur për të nisur sesionin e ri politik me angazhim maksimal me dy drejtime apo dy fronte kryesore.

Së pari, kemi nisur një proces, i cili me fillimin e shtatorit intensifikohet dhe ridimensionohet më tej, që ka të bëjë me riorganizimin dhe rritjen e efeciencës së veprimit politik dhe organizativ të strukturave të LSI-së në të gjithë vendin. Po zhvillojmë fushatën për zgjedhjen e drejtuesve të LSI-së në Tiranë fillimisht për t’u shtrirë pastaj dhe në qytete dhe në rrethe të tjera.

Po merremi me riorganizmin dhe kompaktësimin e strukturës së LSI-së prej nivelit të organizatës deri te forumet drejtuese, për të mbërritur te një veprimtari më e organizuar dhe më e fokusuar e LSI në të gjitha nivelet në të gjithë vendin dhe, nga ana tjetër, mbetet e një rëndësie parësore roli dhe veprimi politik i LSI, si trupë parlamentare dhe si një faktor dhe aktor i rëndësishëm politik në jetën e vendit.

Me çeljen e sesionit të ri të Kuvendit, ne do të synojmë të arrijmë t’i ftojmë palët në tryezën e reformës zgjedhore, që është padyshim një prioritet që lidhet edhe me tërësinë e çështjeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet përgjithësisht, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër për të ndikuar që vendimmarrja e parlamentit në mënyrë të veçantë ligjet që shkojnë në Kuvend të përgatitura nga qeveria, të përmbajnë edhe frymën e programit politik dhe elektoral të LSI, në mënyrë të veçantë ato që kanë të bëjnë me dimensionin social dhe me një qëndrim më pranë njerëzve në nevojë, me politika sociale që stimulojnë punësimin në mënyrë të veçantë e që rrisin efektivitetin e qeverisjes në përputhje me kredon tonë politike dhe qeverisëse për t’u ofruar njerëzve një qeverisje më të mirë.

Pa dyshim, që në këto dy drejtime, themelore dhe me këto dy prioritete, ne do të bëjmë të mundur që jo vetëm roli dhe angazhimi i LSI-së në jetën politike të jetë më evident, por edhe më produktiv dhe që të çojë pastaj natyrshëm te faktorizimi i LSI-së jo sepse kështu duam apo mendojmë ne, por sepse përmes këtij angazhimi të bëjmë të mundur jo vetëm rikonfirmimin e asaj mbështetjeje që LSI ka, por edhe zgjerimin e bazës së mbështetjes dhe të njerëzve që e votojnë LSI.

Ju keni deklaruar se LSI ka gati një projekt-draft për sa i përket reformimit të kodit zgjedhor. Mund të na thoni se çfarë propozon realisht LSI-ja për ndryshimin e ligjit të ri elektoral?

Ne kemi kohë që kemi vënë në punë një komision të posaçëm që merret çështjet e reformës zgjedhore. Pavarësisht se është komision që funksionon në përbërje të strukturave të LSI-së, në të bëjnë pjesë ekspertë juristë, konstitucionalistë dhe në mënyrë të veçantë më të profilizuar, specialistë të çështjeve zgjedhore, me të cilët kemi mundur të bëjmë një revizionim apo rishikim të kodit aktual, duke reflektuar në draftet tona edhe ato çka janë në thelb vërejtjet apo sugjerimet të bëra nga OSBE/ODHIR veçanërisht.

Natyrisht, këtë punë ne e kemi zgjeruar më tej, duke u konsultuar dhe bashkëpunuar edhe me trupat të tjera, në mënyrë të veçantë me disa organizma joqeveritarë, të cilët merren drejtpërdrejt me zgjedhjet, me shoqata, apo fondacione që punojnë me procesin zgjedhor, për të mbërritur te një mendim më i konsultuar, më i pjekur apo te një mendim që përmblidhet te një emërues i përbashkët për disa çështje parimore.

Pa dashur të ekspozoj detaje konkrete, të cilat ne i kemi të qarta tashmë, dëshiroj të theksoj që ne nuk artikulojmë çështje konkrete se çfarë synojmë të përmirësohet, sepse nuk duam të paragjykojmë apo të sugjestionojmë tryezën e mundshme të një reforme zgjedhore, sepse është e domosdoshme dhe është logjike që, pikë së pari, për të mbërritur te tryeza e reformës zgjedhore të jenë të gatshëm të gjitha aktorët politikë parlamentarë, çka do të thotë që në mënyrë të drejtpërdrejtë këtë vullnet dhe këtë angazhim ta shprehë realisht duke marrë pjesë edhe opozita, që përfaqëson PS.

Për këtë shkak, ne mbetemi të hapur të ofrojmë alternativën tonë, por edhe të kontribuojmë të diskutojmë, apo të ballafaqojmë qëndrimet dhe gjykimet se çfarë mund të ofrojnë partitë e tjera.

Për këtë shkak, ne nuk artikulojmë detaje, por jemi të përgatitur që përballë çdo opsioni, mendimi apo alternative të mund të jemi të gatshëm të kontribuojmë pozitivisht. Thelbi apo ajo çfarë ne synojmë është, së pari, të kuptojnë të gjithë aktorët politikë parlamentar dhe joparlamentar domosdoshmërinë e reformës, domosdoshmërinë që reforma të jetë gjithëpërfshirëse dhe që reforma të jetë transparente, për sytë e publikut dhe që pas kësaj të mund të shkojmë te një kompleks aktesh ligjore dhe nënligjore, mbi të cilat zhvillohen zgjedhjet, që të mund të shmangim çdo hapësirë, apo të mos lejojmë asnjë hapësirë për të pasur nesër pretekst cilido për të kontestuar, për të mos njohur, apo për të mos pranuar zgjedhjet. Sugjerimet e OSBE/ODHIR janë konkrete, janë traseja mbi të cilën duhet ecur dhe ne jemi të gatshëm dhe presim që këtë gatishmëri ta ofrojnë edhe të tjerët.

Megjithatë, kodi aktual penalizoi partitë e vogla. Cili është qëndrimi i LSI ndaj këtij sistemi?

LSI-ja ka qenë dhe mbetet e hapur për ta riparë sistemin, për ta përmirësuar atë, por nga ana tjetër, nëse nuk mbërrijmë te një sistem më korrekt dhe më i konsoliduar, natyrisht, që ne nuk i trembemi as sistemit ekzistues, sepse duke qenë aktualisht forca e tretë politike në vend, ne edhe për shkak të këtij sistemi kemi disa benefice, të cilat na bëjnë të jemi pjesë e procesit tashmë dhe jo jashtë procesit, siç ka qenë në zgjedhjet e 2009. Duke qenë aktor pjesëmarrës në proces, natyrisht që ne nuk do të lejojmë më askënd të bëjë atë që bëri në 2009 me votën që iu dha LSI, apo me vullnetin e qytetarëve që mbështetën dhe votuan LSI-në.

Por, kur flasim për reformë zgjedhore, ne nuk nisemi nga interesi thjesht dhe vetëm i LSI-së. Ne nisemi nga domosdoshmëria që reforma t’i shërbejë konsolidimit të sistemit zgjedhor, forcimit të tij, të garantojë përputhshmëri të plotë mes votës dhe nivelit të përfaqësimit, por edhe transparencë që çdo qytetar të dijë ku shkon vota e tij dhe se si administrohet vota e tij në të mirë të qeverisjes së vendit.

Por, a do të vazhdojë të këmbëngul LSI-ja për anëtarin në KQZ?

Nuk është kjo çështja më thelbësore, ne do të këmbëngulim për të mbërritur te procesi i reformimit të sistemit për shumë çështje që janë më prioritare dhe të rëndësishme sesa fakti kë apo kush e ka një përfaqësues në KQZ. Mundësia për të përmirësuar kodin dhe gjithçka lidhet me zgjedhjet, padyshim na çon edhe te domosdoshmëria për të parë edhe detaje të kësaj natyre, që ka të bëjë edhe me pyetjen që bëtë ju.

Last Updated ( Monday, 30 August 2010 08:39 )
 
Written by Gazetari    Thursday, 17 June 2010 20:26    PDF Print E-mail
Ministri Panariti takon ambasadorët e Italisë dhe Greqisë, Marrëveshja për gazsjellësin TAP, rezultat i një bashkëpunimi të shkëlqyer mes tre vendeve

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, zhvilloi ditën e djeshme një takim me ambasadorët e Italisë dhe Greqisë, Massimo Gaiani dhe Leonidas Rokanas. Gjatë takimit të përbashkët mes palëve u përshëndet nënshkrimi i marrëveshjes ndërqeveritare për ndërtimin e gazsjellësit “Trans Adriatic Pipeline”, TAP, në kryeqytetin grek, Athinë, duke e vlerësuar këtë arritje si rezultat i një bashkëpunimi të

Read more... Last Updated ( Saturday, 16 February 2013 10:14 )
 


Page 2 of 153