- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim www.lsi.al -
Sociale
Written by Gazetari    Friday, 18 June 2010 18:50    PDF Print E-mail
“World Press Photo” zgjedh fotot më të mira të viti 2012

 

Konkursi i fotografisë më prestigjioz në botë, “World Press Photo”, ka shpallur rezultatin e fotove më të mira. Në këtë konkurs morën pjesë 5666 fotografi. Konkurrentët vinin nga 124 vende të botës. Fituesi i edicionit të vitit 2012 të konkursit ‘World Press Photo’ është suedezi Paul Hansen. Ai ka fituar çmimin e fotografisë së vitit për fotografinë e funeralit të dy fëmijëve palestinezë, të vrarë në një sulm raketor izraelit, të botuar në gazetën ‘Dagens Nyheter’. Në fotografi duket një grup njerëzish që transporton dy trupa në një rrugë të ngushtë në Gaza. Viktimat, vëlla e motër, janë të mbështjellë me garzë të bardhë dhe u duken vetëm fytyrat. Forca e fotografisë, shpjegon Mayu Mohanna, anëtar i jurisë, "qëndron në mënyrën si tregohet kontrasti mes zemërimit e dhimbjes së të rriturve dhe pafajësisë së fëmijëve nga ana tjetër". ‘World Press Photo’ është një nga konkurset më prestigjiozë të fotogazetarisë. Në këtë konkurs janë shpërndarë çmime në 9 kategori për 54 fotografi të 32 kombeve. Dy fotografë të Agence France-Presse kanë qenë fituesit e tjerë, Fabio Buçiarelli, i cili mori çmimin e dytë dhe Javier Manzano fitoi çmimin e tretë në llojin "reportazhe" në kategorinë "Aktualitet". Fotografia e Paul Hansen, publikuar nga e përditshmja suedeze ''Dagens Nyheter'' u bë më 20 nëntor 2012 në rrugët e Rripit të Gazës. Ajo tregon një grup njerëzish duke transportuar trupat e dy fëmijëve të tyre, të vrarë në moshën dy dhe tre vjeç, si pasojë e shkatërrimit të shtëpisë së tyre nga një raketë izraelite. "Forca e kësaj fotoje është një kontrast mes nervozizmit dhe vuajtjes të të rriturve në raport me pafajësinë e fëmijëve. Kjo është një foto që nuk do të harrohet lehtë. Italiani Fabio Buçiarelli, 32 vjeç, mori çmimin për një reportazh për rebelët sirianë në Alepo, në Siri quajtur "Betejë me vdekje''. Në Siri gjithashtu, amerikani Javier Manzano bëri në muajin tetor foto për një reportazh të titulluar "Selia e Alepos".

Last Updated ( Saturday, 16 February 2013 10:18 )
 
Written by Gazetari    Thursday, 17 June 2010 19:16    PDF Print E-mail
Ilir Dashi: Urdhri i operacioneve plotëson kartelën e pacientit

Pas daljes së urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, për marrjen e konsensusit nga pacienti apo familjarët për kryerjen e operacioneve, drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi, ka pohuar se me këtë procedurë plotësohet kartela e pacientit. Aktualisht, kjo praktikë është zbatuar në QSUT, por vetëm për rastet e rënda. Me këtë urdhër parashikohet që edhe akuzat për mjekët dhe pacientët të marrin fund.

Read more...
 
Written by Gazetari    Thursday, 17 June 2010 19:15    PDF Print E-mail
Prezantimi i projektit për strategjinë e autizmit nga “Autism Speaks”

Pas miratimit të nisjes së strategjisë për autizmin Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” ka filluar trajnimin e specialistëve të Qendrës "Fluturo për Jetën" me metodat më bashkëkohore të trajtimit të fëmijëve me çrregullime të spektrit autik. Ky trajnim bëhet në kuadër të Projektit:

Read more...
 
  • «
  •  Start 
  •  Prev 
  •  1 
  •  2 
  •  3 
  •  4 
  •  5 
  •  6 
  •  7 
  •  8 
  •  9 
  •  10 
  •  Next 
  •  End 
  • »


Page 1 of 52