- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim www.lsi.al -
Politike - Gazeta Integrimi
Written by Gazetari    Saturday, 03 July 2010 07:48    PDF Print E-mail
Eriona Bixha, anëtarja më e re në kryesinë e një parti shqiptare, Pse unë në kryesi? LSI, e vetmja që përfshin të rinjtë në vendimmarrje

Anëtarja  më e re Kryesisë së LSI, e vetmja me moshë të vogël nga gjithë partitë politike në Shqipëri, pjesë e vendimmarrjes në Kryesinë e LSI, Eriona Bixha, në rubrikën “Profil”, në gazetën “Integrimi”, rrëfen emocionet si anëtare më e re në Kryesinë e LSI.  Me shumë entuziazëm, Eriona tregon se si u bashkua me LRI, dhe jo me pak krenari tregon se si  LSI-a është e vetmja forcë politike në Shqipëri, e cila në anëtarësinë e kryesisë së saj, falë lidershipit të saj, Ilir Meta, përfshin të rinj nga radhët e LRI  për të përfaqësuar zërin e tyre në parti. Si koordinatore e studentëve për Tiranën të Lëvizjes Rinore për Integrim,  Eriona, ndër të tjera, gjatë kësaj rubrike flet për sfidat e LRI,  si dhe ambiciet e saj si një politikane e ardhshme.

Eriona Bixha, nuk është një politikane në moshë dhe me një përvojë të gjatë në politikë,  ajo është vetëm 20 vjeçe, por që prej tetorit qëndron e ulur në  Kryesinë e LSI-së, për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Kjo është një risi, e cila nuk është parë në asnjë parti tjetër politike në vend, përveçse në LSI. Shumë të rinj nga forume të tjera politike ndoshta do donin shumë që të ishin në  vendin e Erionës, por ashtu, siç e thotë dhe vetë ajo, risi të tilla për të rinjtë, di t’i sjellë vetëm LSI-a dhe lidershipi i saj Ilir Meta, i vetmi lider në Shqipëri, i cili përfshin të rinjtë në vendimmarrje.  Në Kryesinë e LSI-së, koordinatorja e studentëve të Tiranës në LRI, Eriona Bixha, përfaqëson zërin e të rinjve të Lëvizjes Rinore për Integrim, bashkë me tre të rinj të tjerë. Anëtarja e Kryesisë, me moshë të vogël në politikën shqiptare, tregon me të njëjtin emocion të veçantë që ka ndjerë po atë ditë, kur në listën e emrave të njohur kanë dhënë një kontribut të çmuar në politikën shqiptare, ishte dhe emri i saj. “Ndihesha shumë e vogël përballë viteve dhe përvojës së gjatë dhe të suksesshme të figurave të njohura, midis të cilëve kisha nderin të qëndroja, duke filluar që nga kreu i LSI, Meta, të cilin dua ta falënderojë në emër të gjithë të rinjve për mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer që jep ndaj nesh. Ilir Meta është lideri i vetëm, i cili i konsideron të rinjtë faktorë kyç në vendimmarrje”, tregon Eriona. Ajo duket aq e sinqertë, kur rrëfen për emocionet në  mbledhjen e parë e Kryesisë së LSI, dhe ndër të tjera sjell në memorie dhe vendin ku është në atë mbledhje. “Privilegj ishte të ulesha pranë z. Spartak Braho, me të cilin shkëmbeva disa mendime dhe prej të cilit mora këshilla shumë të vlefshme. Ajo mbledhje ishte shumë e ngrohtë, tepër e vlefshme dhe historike jo vetëm për LSI, por për të gjithë Shqipërinë”, rrëfen Eriona për rubrikën “Profil”.  E prerë në gjykimin që jep, Eriona Bixha  thotë se, as në shoqëritë europiane me demokracitë më të konsoliduar nuk ndodh që katër të rinj të jenë pjesë e Kryesisë së një partie të rëndësishme dhe të madhe politike. Lëvizja Socialiste për Integrim është e vetmja forcë politike në Shqipëri, e cila anëtarësinë e kryesisë së saj, ka të rinj nga radhët e LRI, të cilët përfaqësojnë zërin e të rinjve në parti.

Si u gjenda te LRI

Eriona kishte marrë shumë ftesa nga miqtë e saj  për t’u anëtarësuar në forumet e partive të tjera politike, por deri në 2011, Eriona nuk kishte pranuar të bëhej pjesë e asnjërit prej tyre. Kjo jo për shkak të mungesës  së dëshirës për t’u angazhuar në ndonjë forum politik, por deri atëherë nuk e gjente veten kund në përputhje me ambiciet e saj. Por si u gjend Eriona në  LRI. “Miqtë të mi të ndryshëm ishin bërë pjesë e forumeve të ndryshme politike, por vetëm ata të cilët i ishin bashkuar LRI më flisnin me krenari për kauzat e ndërmarra në shërbim të rinisë dhe aktivitetet e shumta që zhvillonin. LRI kishte po ato ideale të njëjta me të miat, çka më bëri të mos ngurroj dhe të bëhesha pjesë e saj pas asnjë mëdyshje”, thotë anëtarja më e re e Kryesisë së LSI.  Eriona, ashtu dhe siç e pohon ajo vetë, është një vajzë energjike, që i pëlqen të angazhohet me shumë gjëra, drejtojë dhe të marri përgjegjësi mbi supe, dhe duket se këtë nuk mund ta gjente në asnjë vend tjetër sesa te LRI. “ E shihja gjithmonë me admirim një mikun tim që aderon pranë LSI, për angazhimin  tij të lartë social dhe politik që kishte në mjedisin tonë shoqërore. Ai më ftoi në kampin veror të LRI  “Jalë 2011” dhe me një kureshtje shumë të madhe vendosa t’i bashkohesha këtij kampi. Falë mikpritjes, energjisë pozitive, gjallërisë që mbartin çunat dhe gocat e LRI, mendova që kjo ishte familja e duhur, në të cilin unë duhet të bëja pjesë”, thotë anëtarja më e re e Kryesisë. Studentja e në Universitetin e Shkencave Sociale në profilin e shkencave politike, beson se do ta ndërthuri më së miri, degën e saj me politikën, me një gjykim të ftohtë dhe të përgatitur në kuadër të politikave të ndryshme.

Do të jem zëri i të rinjve në Kryesinë e LSI

Si anëtarja më e re e kryesisë së LSI,  Eriona Bixha, premton me vendosmëri se do të jetë zëri i të rinjve në kryesi. “Unë do vazhdojë të jem po kaq aktive në strukturat dhe politiken e ndjekur nga LSI. Kam synim të rritem sa më shume profesionalisht me qëllim që t’i shërbejë më së miri ideve, programit dhe hapave konkrete që LSI do të ndërmarr gjatë rrugës së saj të gjatë si parti e konsoliduar dhe që mbështet frymën e bashkëpunimit dhe zhvillimit të vendit”, pohon me bindje Eriona.  Për të, por dhe për shumë të rinj të tjerë, siç e pohon vetë ajo, LRI-a është forum rinor politikë, i cili vepron sipas një strategjie dhe platforme të caktuar politike. Në këtë moment, 20-vjeçarja ndalet dhe risjell në mendje Konventën Kombëtare Zgjedhore, ku u mor vendimi që LRI do të kërkonte që të rinjtë 16-vjeçar të mund të aderojnë dhe të kenë të drejtë vote në LRI. “Një pjesë e rëndësishme e strukturës së LRI është ajo e gjimnazeve, ndaj në kemi thelb të të gjithë veprimtarisë sonë politike respektimin e të rinjve. Ndaj, ne nuk mund të linim jashtë vendimmarrjes këta të rinj. Si gjithmonë, LSI vendos standarde në politikën shqiptare duke na afruar gjithmonë edhe më shumë me anëtarësimin e plotë në familjen e madhe europiane”, tregon Eriona, jo me pak krenari.

LSI, vetëm i surprizon të rinjtë me risitë e saj

Me krenari Eriona Bixha, anëtarja e Kryesisë së LSI thotë se, partia në të cilën ajo aderon është e vetmja forcë politike, e cila realisht i mbështet, promovon dhe përkrah të rinjtë.  “LSI-a është një parti, e cila vetëm sjell risi në politikën shqiptare. LSI-a është e vetmja parti që ka katër të rinj në kryesine e saj, në të gjitha instancat e tjera drejtuese, të të gjithave niveleve, ku KDK-ja e LRI, falë mbështetjes së LSI, gëzon një pjesëmarrje prej 30% të të rinjve”, tregon Eriona Bixha nga eksperienca e saj në LRI. Ajo kujton se, në Këshillin Bashkiak të Tiranës, 60% e anëtarëve bashkiakë të LSI janë pjesë e LRI, po  ashtu dhe në këshillat bashkiake të qyteteve të ndryshme etj.  Eriona nuk lë pa përmendur faktin se në Konventën Kombëtare Zgjedhore të LSI të mbajtur në muajin tetor, 30% e delegatëve që kishin të drejtë vote për të zgjedhur instancat drejtuese të LSI  ishin të rinj. “Në programin politik të LSI, një vend të rëndësishëm zë dhe ai i LRI-së, i cili hartohet në mënyrë të pavarur dhe që më vonë implementohet në programin e përgjithshëm të LSI. Të rinjtë e LSI përveç se gëzojnë pozicione të rëndësishme politike dhe drejtuese në institucionet shtetërore, janë të rinj të cilët janë po aq aktivë dhe me pozitë edhe në fushën sociale, kulturore apo sportive”, tregon Erion Bixha për rubrikën “Profil”.

LRI-a,  forum politik që di t’i përballojë sfidat

“Ne të rinjtë e LRI, jemi të rinj që na pëlqejnë sfidat dhe dimë t’i përballojmë ato me sukses, kjo është meritë e LSI dhe lidershipit të saj Ilir Meta, që i dëgjon problemet e të rinjve dhe jep mbështetjen e tij tonë”, shprehet Eriona Bixha. Anëtarja më e re e kryesisë, thotë se radhët e LRI shtohen dita-ditës, pasi LRI di të qëndrojë pranë problemeve dhe shqetësimeve të rinjve, duke iu dhënë zgjidhje.  Bixha thotë se, deri tani, LRI-a ka kaluar me suksese sfida shumë të rëndësishme, siç është marrja e masave konkrete në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të arsimit të mesëm dhe të lartë. Implementimi i kartës së studentit, apo edhe sfida më e suksesshme, siç qe ajo e finalizuar pak kohë më parë në lidhje me “Praktikat e Punës”.

Dita në LRI nis me energji dhe hapa konkretë

Të rinjtë e LRI i kemi parë gjithmonë në lëvizje, me risi. Për momentin më vjen në mendje, video “Gangnam Style Tirana”, e cila ishte vërtet madhështore dhe e veçantë në llojin e saj dhe më lindi kurioziteti të pyesja Erionën se si është një ditë pranë LRI? Ajo heziton një moment, buzëqesh dhe pastaj vazhdon të tregojë me atë sinqeritetin që e karakterizon: “Mua faktikisht m’u bë  rreth 1vit e 6muaj që nuk kujtojë një ditë pa LRI. Dita nis me energji, me harmoni me LRI, por edhe me hapa konkretë. Ne jemi të rinj që kemi një ditë të mbushur plot plane dhe aktivitete. Ne ecim sipas një axhende konkrete takimesh, të cilën e ndjekim me përpikëri dhe që kërkojmë ta vendosim në praktikë”, tregon anëtarja më e re e Kryesisë së LSI, Eriona Bixha, për rubrikën “Profil”.

Anëtarësimi im në LRI, prindërit, ke bërë zgjedhjen e duhur!

Eriona vjen nga një familje e vogël, ajo është vajza e vetme e familjes Bixha. Një pjesë të madhe të kohës ajo e kalon në fakultet, pjesën tjetër merret me koordinimin e studentëve të Tiranës. Por, edhe pse pak kohë Eriona kalon në shtëpi, familja e saj ka qenë ajo që i ka dhënë mbështetjen kryesore, duke e përgëzuar edhe për zgjedhjen e saj që të aderojë pranë strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Familja dhe shoqëria ime, ka qenë mbështetëset më të fuqishme në rrugën që kam nisur. Prindërit e mi çdo ditë më përgëzojnë për zgjedhjen që unë kam bërë të jem pranë LRI.  Lidershipi i saj, dhe drejtues të tjerë në LSI, tregojnë çdo ditë me hapa konkretë, që ne të rinjtë jemi prioriteti i tyre”, tregon Eriona, duke buzëqeshur. Por, ka pasur dhe nga ata që kanë qenë skeptikë, për të cilët tashmë më shumë se kurrë Eriona thotë se po binden se LRI dhe LSI mbështet dhe promovon të rinjtë në politikë  më gjerë.

Krenare që aderoj në familjen e LSI

“Si anëtare e re e kryesisë, angazhimi më i lartë në politikë, besimi dhe promovimi që më është bërë mua dhe të rinjve të tjerë në strukturat e LSI, më bën krenare që aderoj në këtë familje të madhe”, tregon me entuziazëm Eriona Bixha. Me modesti, Eriona thotë se pavarësisht detyrës së re,  ajo do të vazhdoj të jetë koordinatorja e studentëve të Tiranës dhe do të qëndrojë gjithmonë pranë tyre. “ Jam e lumtur që drejtoj një strukturë kaq të rëndësishme dhe kompakte siç është ajo e studentëve të LRI”, thotë ajo. Pa hezituar, Eriona gjen momentin dhe falënderon të gjithë miqtë e saj studentë, për angazhimin e devotshëm, përkrahjen e vazhdueshme që japin ndaj LRI dhe LSI. “Të gjithë bashkë si një grup i bashkuar do Ecim Më Shpejt... Drejt të Ardhmes Europiane”, thotë Eriona me bindje.

Gratë në LGI, model!

Eriona e konsideron një rrugë të vështirë politikën, sipas saj në jetën politike shqiptare janë të pakta femrat, të cilat kanë ecur dhe depërtuar në këtë rrugë të vështirë. Por, kur ajo sjell në mendje Monika Kryemadhin, Klajda Gjoshën etj., dhe gra të tjera në Lëvizjen e Gruas për Integrim, ja bën më të lehtë frikën në rrugën e gjatë të politikës. “Unë kam shansin që të njoh nga afër, një nga femrat që në rininë e saj ka luftuar dhe  ka ecur shumë në politikë, Monika Kryemadhi, por dhe të tjera gra të suksesshme, si Klajda Gjosha, Nora Malaj (kërkon ndjesë që nuk i përmend të gjithë emrat me radhë), janë modele të gruas në politikën shqiptare, tregon me adhurim anëtarja më e re e Kryesisë së LSI. Duke u ndalur në këtë moment, Eriona tregon punën e palodhur dhe mbështetjen e madhe që Monika Kryemadhi bashkë me kryetaren e gruas Klajda Gjosha, japin në emancipimin e gruas në politikë, arsim, biznes e kudo tjetër.

Mesazhi im për të rinjtë: “Të ecim më shpejt me LSI”

“Të rinj janë ata që sjellin ndryshimin, thyejnë tabutë. Ndaj dhe roli dhe fuqia e tyre është domethënëse, më e fuqishme, ndaj dhe zëri i tyre duhet të ngrihet në mënyrë që të dëgjohet. Të rinjtë duhet të jenë aktivë, nuk duhet të bien  pre e kafeve monotone. Unë do të ftoja të gjithë të rinjtë që të ecin më shpejt me LSI dhe LRI” përcjell mesazhin e saj anëtarja e re e Kryesisë së LSI, Eriona Bixha.

Çfarë vendi zë miqësia në jetën tënde?      Një vlerë njerëzore e pazëvendësueshme

Çfarë do ndryshoje në politikë?                Do doja të isha një politikane bashkëpunuese

Cili është hobi jot?                                      Më pëlqen leximi dhe sporti

Librat e tu të preferuar?                               Më pëlqejnë librat historik dhe politik

Cili është sporti yt i preferuar?               Basketbolli edhe pse kam kohë që nuk e praktikoj

Ku e kalon kohën e lirë?                             Me familjen time dhe miqtë e mi që janë të pazëvendësushem

Ke pasur probleme në shkollë për shkak të angazhimit tënd në politikë?  Kam marrë përgëzime nga pedagoget

Ambicia jote?                                                 Të diplomohem dhe të jem një politikane e suksesshme

Momenti më i bukur në LRI                       “Gangnam Style Tirana”

Kush është Eriona Bixha

Eriona Bixha ka lindur më 28 prill 1992 në Tiranë. Aktualisht vazhdon studimet, Bachelor në Shkenca Politike, në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Që prej 2011-ës dhe aktualisht, ajo është koordinatore e përgjithshme e strukturës së studentëve të Lëvizjen Rinore për Integrim. Eriona Bixha është anëtare e Kryesisë së LRI, dhe që prej tetorit të 2012, është zgjedhur anëtare e Kryesisë së LSI.

Last Updated ( Saturday, 16 February 2013 10:09 )
 
Written by Gazetari    Friday, 18 June 2010 18:44    PDF Print E-mail
Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha: Punësimi dhe fuqizimi i grave, lajtmotiv i LSI-së

 

Për mua është një moment shumë i veçantë që rikthehem sërish në qytetin e Beratit, një qytet me kaq shumë tradita dhe kulturë që përcillet kaq bukur të secila prej jush. Sot kjo sallë është e mbushur plot me gra dhe vajza, të cilat nuk kanë zbukuruar vetëm ambientin që na rrethon, por ju keni dhënë njëkohësisht shumë ngjyra, dashuri e përkujdesje të veçantë edhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Duke qenë se LGI tashmë e ka marrë statusin e një forumi politik, mua më vjen mirë që nëpërmjet këtij aktivi ju do të shpalosni sa më shumë punë, ide, qëndrime, të cilat i japin LGI një standard tjetër dhe ritheksojnë faktin se ajo bëhet çdo ditë e më e fortë për të mbrojtur interesat e të gjitha grave dhe vajzave. Kudo që shkoj, njerëzit më thonë se e njohin LGI-në, kanë dëgjuar për të dhe për të gjithë iniciativat e ndërmarra dhe mua më vjen mirë që puna juaj, dinjiteti dhe serioziteti që përfaqësoni fiton çdo ditë e më shumë interesin e çdo qytetari e çdo familjeje kudo që ndodhet. Në këto muaj kemi pasur shumë arritje që na bëjnë krenarë në punën tonë dhe një nga këto është dhe respektimi i parimit të barazisë gjinore, pra 50% në të gjitha instancat drejtuese të LSI-së. Dhe për këtë meriton një nderim të madh promotori dhe mbështetësi më i madh i LSI-së, Kryetari Ilir Meta. Është një arritje që, përveç vlerësimit të jashtëzakonshëm kërkon ndërgjegjësim dhe punë të dyfishtë nga ana jonë për të treguar se gruaja është një forcë e madhe dhe ku dora e saj mund të sjellë ndryshime rrënjësore në shoqëri. Së bashku do të punojmë shumë për gruan e Beratit, duke i dhënë asaj prioritet maksimal në fuqizimin saj ekonomik, koncept i gjerë, por që sjell emancipim të shpejtë të grave dhe vajzave në shoqërinë tonë dhe më tej në integrimin e saj në shoqërinë europiane. Punësimi, mbështetja e grave dhe vajzave sipërmarrëse dhe fuqizimi i tyre në vendimmarrje do të jetë kryefjala e punës tonë. Pasi një grua e punësuar do të thotë më shumë lumturi për familjet tona, do të thotë një buzëqeshje më shumë për fëmijët tanë, një e ardhme më e sigurt për fëmijët tanë. Dikur shkrimtari i njohur Viktor Hygo ka thënë: “Fija e flokut të një gruaje ka më shumë fuqi se gjashtë kuaj të marrë së bashku”, ndaj unë ju them me bindje se ju jeni superfuqia e kësaj bote, jeni ju që i jepni kuptimin vazhdimësisë së jetës, jeni ju që mund të sillni fitoren më 23 qershor. Me lejoi t’ju falënderoj edhe një herë për këtë aktiv të jashtëzakonshëm dhe në veçanti grupin organizator për punën e madhe. Ju uroj suksese të gjithëve dhe fitore në zgjedhjet e 2013-s.

Somarjo

Duke qenë se LGI tashmë e ka marrë statusin e një forumi politik, mua më vjen mirë që nëpërmjet këtij aktivi ju do të shpalosni sa më shumë punë, ide, qëndrime, të cilat i japin LGI një standard tjetër dhe ritheksojnë faktin se ajo bëhet çdo ditë e më e fortë për të mbrojtur interesat e të gjitha grave dhe vajzave.

Last Updated ( Saturday, 16 February 2013 10:11 )
 
Written by Gazetari    Friday, 18 June 2010 18:41    PDF Print E-mail
Intervista / Flet drejtori i Zyrës së Integrimit Europian në Ministrinë Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dorian Duçka: Nënshkrimi i marrëveshjes trepalëshe, ‘Thembra e Akilit’ për projektin TAP

Drejtori i Zyrës së Integrimit Europian në METE, deklaroi në intervistën e tij se Shqipëria, jo vetëm që do të ketë mundësi të zhvillojë infrastrukturën e saj për përdorimin e gazit, por do të shndërrohet edhe në një nyje të rëndësishme të shpërndarjes së gazit natyror në Ballkanin Perëndimor

Drejtori i Zyrës së Integrimit Europian në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dorian Duçka, në një intervistë për televizionin “Abc News”, ka folur mbi marrëveshjen më të fundit të nënshkruar mes Greqisë, Shqipërisë e Italisë për projektin TAP, duke theksuar se ky projekt ka një rëndësi shumë të veçantë për Shqipërinë, pasi është një nga projektet strategjike dhe më i rëndësishmi për vendin tonë. Ai theksoi se, duke qenë se ky projekt është një projekt ndërkombëtar dhe një projekt që ka nevojë për mbështetjen e të gjitha qeverive nëpër të cilat kalon, kishte nevojë për një marrëveshje ndërqeveritare, marrëveshje të cilën, Duçka e ka konsideruar në intervistën e tij si ‘Thembra e Akilit’ për projektin TAP në krahasim me atë Nabucco, si dhe me projektet e tjera të mëparshme. Ndër të tjera, drejtori i Zyrës së Integrimit Europian në METE theksoi se, Shqipëria jo vetëm që do të ketë mundësi të zhvillojë infrastrukturën e saj për përdorimin e gazit, por do të shndërrohet edhe në një nyje të rëndësishme të shpërndarjes së gazit natyror në Ballkanin Perëndimor.

Z. Duçka, Shqipëria, Greqia dhe Italia nënshkruan në Athinë marrëveshjen trepalëshe mes tre vendeve për gazsjellësin TAP. Çfarë do të thotë kjo marrëveshje dhe çfarë përfitimesh sjell ndërtimi i këtij gazsjellësi për Shqipërinë?

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje trepalëshe është tepër e rëndësishme për Shqipërinë. Mjafton të kujtojmë këtu faktin se, deri pak kohë më parë, një nga kritikat nga konkurrentët e tjerë për projektin Trans Adriatik ka qenë se mungonte marrëveshja ndërqeveritare midis Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë. Dhe një nga vendet e pakta që e mbështeste fuqishëm projektin TAP ka qenë Shqipëria, pasi Greqia e Italia kishin projektin e tyre kombëtar që quhej ‘Linja Poseidon’, ose ndërlidhësi Turqi, Greqi, Itali dhe mungonte pikërisht kjo marrëveshje. Por për shkak të angazhimit të tepërt të qeverisë shqiptare dhe diplomacisë energjetike të saj, projekti TAP arriti të përzgjidhej si projekti fitues mbi atë ITGI, që mbështeste Greqia e Italia. Në këtë mënyrë, qeveria shqiptare me në krye kryeministrin Berisha dhe METE dhe Ministria e Jashtme nisën një diplomaci energjetike proaktive, duke biseduar me homologët e tyre në Greqi e Itali, Turqi e Azerbajxhan për të rritur mbështetjen ndërkombëtare dhe sidomos nga vendet nëpër të cilat kalon ky projekt. Në këtë kuadër u nënshkrua edhe marrëveshja e firmosur në Nju Jork nga tre ministrat e Jashtëm. Kjo shprehu vullnetin politik, e cila hapi një rrugë për të zgjidhur një marrëveshje ligjore që i lidh këto tre shtete për të mbështetur projektin TAP. Shqipëria duke qenë palë kontraktore, ka të drejtën të lidhë të njëjtën marrëveshje, me amendimet përkatëse, me rregullatorët italianë e grekë për të mbështetur këtë projekt. Duke qenë se ky projekt është një projekt ndërkombëtar dhe një projekt që ka nevojë për mbështetjen e të gjitha qeverive nëpër të cilat kalon, kishte nevojë për një marrëveshje ndërqeveritare. Kjo ishte ‘Thembra e Akilit’ për projektin TAP në krahasim me atë Nabucco si dhe me projektet e tjera të mëparshme. Në këtë rast, i gjithë kuadri politiko-ligjor ndërkombëtar u plotësua dhe duke i dhënë atij një avantazh në krahasim me konkurrentin tjetër.

Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, pati edhe një reagim nga Bashkimi Europian, ku është shprehur mbështetja për projektin TAP. Një tjetër mbështetje ka ardhur edhe nga ministri grek i Energjisë. Çfarë do të thotë kjo deklaratë?

Kjo mbështetje ka ardhur në kohën e duhur pasi edhe Azerbajxhani nuk ka dashur të influencojë vullnetin politik të palëve në të cilin do të kalojë ky gazsjellës, pra Greqisë, Shqipërisë e Italisë. Por me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, projekti TAP ka arritur të sigurojë të gjithë mbështetjen politike dhe infrastrukturën ligjore në marrëdhëniet ndërkombëtare për ta realizuar këtë projekt. Projekti TAP ka një projekt të mirëfilltë, ka një biznes-plan më të avantazhuar, ka një menaxhim më të mirë sesa konkurrenti tjetër dhe me këtë marrëveshje konsolidoi gjithë paketën e saj për të qenë më pranë përzgjedhjes së fitues në qershor të këtij viti. Zv/ministri azerbajxhanas i Energjetikës ka dhënë një deklaratë zyrtare, ku ka mbështetur këtë projekt, pasi ka qenë i pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes. Një deklaratë politike ku ai e shprehu shumë qartazi për një nga televizionet më prestigjioze të botës.

Ky investim mund të quhet edhe si një investim gjeopolitik, strategjik. A ka një mbështetje për këtë projekt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Projekti TAP ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian. Njëkohësisht mbështetet edhe projekti tjetër Nabucco, pasi ato kërkojnë diversifikimin e burimeve të energjisë, pra që të rritet siguria e energjisë. Unë jam shumë i sigurt që projekti TAP do të përzgjidhet si projekti fitues, i cili do të ketë të drejtën e parë, i cili do të shpërndajë gaz natyror drejt Bashkimit Europian por mendoj se mund të ketë hapësira edhe për të vazhduar projektin Nabucco në vitet e ardhshme pasi nevojat janë të mëdha dhe burimet për t’u diversifikuar transportimi dhe shpërndarja e gazit natyror në Bashkimin Europian janë të mëdha. Korridori jugor i gazit është një investim kryesor i Bashkimit Europian, pasi këtu mund të përmend faktin se gjatë momentit të nënshkrimit të marrëveshjes kishte zyrtarë të lartë amerikanë pjesëmarrës, si dhe përfaqësimi i presidencës së radhës së qeverisë irlandeze. Pra, kishim një angazhim politik ndërkombëtar të një niveli mjaft të lartë, ditën e mërkurë, në Greqi.

Mos ky projekt është pjesë e një strategjie gjeopolitike dhe ne përfitojmë rastësisht nga kjo strategji?

Në fund do të jetë tregu ai që do të prevalojë. Tregu kryesor është në Itali, i cili ka nevoja të mëdha për gaz në termocentrale. Gjermania në të njëjtën kohë do të rrisë prodhimin e termocentraleve të saj për shkak të vendosjes së politikës së saj kundër reaktorëve bërthamorë. Kalimi i këtij gazsjellësi ndikon në rimëkëmbjen e ekonomisë greke. Do të ndikojë në rritjen dhe fuqizimin e ekonomisë shqiptare dhe futjen e gazit natyror në Shqipëri. Futja e gazit natyror në Shqipëri do të krijojë dhe do të rritë më shumë furnizimin me gaz për gjithë Ballkanin Perëndimor, ose atë çfarë ne e quajmë “unaza perëndimore e gazit”. Shumë shpejt jemi duke aplikuar pranë Bashkimit Europian për një fond të veçantë për Studim-Fizilibiliteti për krijimin e një gazsjellësi Kosovë-Shqipëri, i cili mund të lidhet me projektin TAP. Pra, kalimi i gazsjellësit TAP do të krijojë degëzime të ndryshme, pra me projektin Jon-Adriatik Pipeline nga Fieri deri në Splitë. Ideja jonë është lidhja e Kosovës me Shqipërinë me një linjë të re dhe ne jemi duke e studiuar këtë mundësi. Shqipëria jo vetëm që do të ketë mundësi të zhvillojë infrastrukturën e saj për përdorimin e gazit, por do të shndërrohet edhe në një nyje të rëndësishme të shpërndarjes së gazit natyror në Ballkanin Perëndimor. Unë them se ideja me Kosovën do të realizohet dhe kjo është aftësia e një ministrie që të ideojë projekte disa vite më parë përpara se gazi të ketë kaluar. Ne jemi duke studiuar me projektin Trans Adriatik dhe me donatorë të ndryshëm zhvillimin e një masterplani për gazifikimin e Shqipërisë. Ndërtimi i infrastrukturës ligjore të duhur, studimi i tregut etj. Nëse ky projekt fiton, unë them që në vitin 2014 ne do të kemi një bum të madh punësimesh që do të fillojë që këtë vit. Projekti TAP është në përgatitje dhe është duke menduar për fillimin e punimeve të këtij gazsjellësi.

Box...

Zgjatja e projektit, kostoja dhe shtetet pjesëmarrëse

Unë mund të them se projekti TAP është vetëm një segment i projektit akoma më madhor, ai që është korridori jugor, i cili do të nisë me një investim mbi 30 miliardë euro në eksplorimin dhe në nxjerrjen e gazit natyror në depozitat e Shah Deniz në Azerbajxhan. Me ndërtimin e projektit TANAP të gazsjellësit Azerbajxhanit dhe të Turqisë ka një vlerë disa miliardë euro. Projekti TAP ka një vlerë mbi 3.5 deri në 4 miliardë euro të përllogaritur për momentin. Do të investohet mjaft në Greqi, mbi 1 miliard euro investim i drejtpërdrejt në Shqipëri. Kjo është thënë nga vetë drejtuesi dhe menaxheri i këtij projekti. Të gjitha gazetat ndërkombëtare pas firmosje së marrëveshjes thoshin se ky do të jetë një nga investimet e huaja direkte më të mëdha për Greqinë dhe Shqipërinë të realizuara ndonjëherë. Të mos harrojmë që të ardhurat dhe investimet nuk do të jetë vetëm investimi i drejtpërdrejtë, por do të krijojë një reaksion zinxhir sesi do të zhvillohet ekonomia. Vendet e punës do të jenë disa mijëra euro, pasi do të kemi kontraktorët kryesorë dhe nënkontraktorët. Të vetmin studim që kemi, e kemi nga disa studiues të Oksfordit, e prezantuan gjatë simpoziumit të gazit në nëntor në Shqipëri për efektet që do të kishte ndërtimi i projektit TAP në Shqipëri. Këto projekte madhore e kalojnë shifrën të cilën e kanë përcaktuar për investime. Kompanitë të cilat investojnë janë gjigantë të energjisë botërore dhe nuk janë kompani “fantazmë”, por realisht janë kompani, të cilat menaxhojnë dhe kanë drejtuar menaxhimin energjetik të gjithë Europës.

Som...

Të mos harrojmë që të ardhurat dhe investimet nuk do të jetë vetëm investimi i drejtpërdrejtë, por do të krijojë një reaksion zinxhir se si do të zhvillohet ekonomia

Som...

Kompanitë, të cilat investojnë, janë gjigantë të energjisë botërore, pra kompani të cilat menaxhojnë dhe kanë drejtuar menaxhimin energjetik të gjithë Europës

Last Updated ( Saturday, 16 February 2013 10:13 )
 
  • «
  •  Start 
  •  Prev 
  •  1 
  •  2 
  •  3 
  •  4 
  •  5 
  •  6 
  •  7 
  •  8 
  •  9 
  •  10 
  •  Next 
  •  End 
  • »


Page 1 of 153