- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim www.lsi.al -
Friday, 16 April 2010 17:29    PDF Print E-mail
LSI tregoi se është e gatshme të kontribuojë me të gjitha potencialet e saj për të mirën e vendit

Nga Avni MALAJ/Shqipëria ka bërë progres të madh në të gjitha fushat ku spikat ai, në plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave. Shqiptarëve pas hyrjes në NATO, iu është afruar një tjetër shans i madh, ai i liberalizimit të vizave, çka do të thotë që ata të lëvizin të lirë në vendet e BE-së sipas marrëveshjes së Shengenit. Diplomacia shqiptare, e drejtuar nga z. Meta, ka qenë shumë e impenjuar, aktive në nxitjen e bashkëpunimit reciprok në rajon dhe opozita të reflektojë për liberalizimin e vizave.
Deri duke bërë që vendi ynë të jetë faktor paqeje, stabiliteti e sigurie në të gjithë rajonin. Kjo ka bërë që edhe faktori ndërkombëtar të vlerësojë rolin e kontributin e vendit tonë, duke bërë që vendi ynë të jetë faktor paqeje e stabiliteti e sigurie në të gjithë rajonin. Kjo ka bërë që edhe faktori ndërkombëtar të vlerësojë rolin e kontributin e vendit tonë si faktor sigurie paqeje e stabiliteti. Qeveria shqiptare ka bërë progres të madh çka e bën atë që të jetë më afër objektivit të saj që është liberalizimi i vizave për shqiptarët. Ardhja e dhjetëra personaliteteve të huaja në vendin tonë, vizioni i qartë i tyre për progresin e Shqipërisë, bënë të mundur që ky objektiv madhor për shqiptarët të jetë më afër së kurrë. Pritje të gjatë të njerëzve, qytetarëve për të marrë një vizë në vendet e BE-së do marrë fund pas liberalizimit të vizave, garanci që jep koalicioni aktual i integrimit. Por sot, ajo që po habit shqiptarët pa dallim, është roli destruktiv i opozitës dhe drejtuesit të saj. Të përdorësh varfërinë e shqiptarëve e trashëguar në shekuj t’i vesh ata në rresht, t’u premtosh ato që edhe Nastradini nuk do t’i premtonte, do të thotë që edhe ata t’i ngresh kundër vet vetes. Është shumë me rëndësi që të kuptohet se sa herë që diplomacia shqiptare shkëmben vizita me avoketër të Shqipërisë, opozita dhe lideri i saj i bien kambanave të zisë, njollosin gjithçka, bëjnë thirrje që do të marrin situatën në dorë nëpërmjet rrugës. Thirrjes së ndërkombëtarëve që opozita të bashkëpunojë me shumicën ata i përgjigjen me trakte, me histerizëm, me demagogji dhe me shpifje. Ata nuk zhvillojnë betejë programesh, por lufte individësh. Sot është momenti historik, ku forcat politike të bashkëpunojnë, të jenë në një lloj gare për atë se kush po jep më shumë që liberalizimi të bëhet realitet. Opozita duhet marrë shembull nga LSI-ja, e cila po ia del mbanë që të realizojë programin e vet , liberalizimin e vizave, si një ogur i bardhë për të. Tani qindra e mijëra qytetarë që votuan për të e ndjejnë veten më të qetë, sepse me votat e tyre po integrojnë vendin në Bashkësinë Evropiane. LSI-ja tregoi se kur është nevoja për të mirën e kombit për programe madhore është e gatshme të kontribuojë me të gjitha potencialet njerëzore të saj. Sot është koha kur opozita dhe drejtuesit e saj të reflektojnë të dëgjojnë zërin e qytetarit të thjeshtë, intelektualit, mesazhin e faktorit ndërkombëtar dhe të marrin pjesë në këtë proces historik jo me llafe boshe, me demagogji, shpifje, me demonstrata, por me vepra, me sinqeritet, pasi liberalizimi i vizave është në të mirë të shqiptarëve, forcave politike ku vet do t’i ndjejë frytet e saj.