|
||||
| Eriona Bixha, anëtarja më e re në kryesinë e një parti shqiptare, Pse unë në kryesi? LSI, e vetmja që përfshin të rinjtë në vendimmarrje |
|
Anëtarja më e re Kryesisë së LSI, e vetmja me moshë të vogël nga gjithë partitë politike në Shqipëri, pjesë e vendimmarrjes në Kryesinë e LSI, Eriona Bixha, në rubrikën “Profil”, në gazetën “Integrimi”, rrëfen emocionet si anëtare më e re në Kryesinë e LSI. Me shumë entuziazëm, Eriona tregon se si u bashkua me LRI, dhe jo me pak krenari tregon se si LSI-a është e vetmja forcë politike në Shqipëri, e cila në anëtarësinë e kryesisë së saj, falë lidershipit të saj, Ilir Meta, përfshin të rinj nga radhët e LRI për të përfaqësuar zërin e tyre në parti. Si koordinatore e studentëve për Tiranën të Lëvizjes Rinore për Integrim, Eriona, ndër të tjera, gjatë kësaj rubrike flet për sfidat e LRI, si dhe ambiciet e saj si një politikane e ardhshme.
Eriona Bixha, nuk është një politikane në moshë dhe me një përvojë të gjatë në politikë, ajo është vetëm 20 vjeçe, por që prej tetorit qëndron e ulur në Kryesinë e LSI-së, për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Kjo është një risi, e cila nuk është parë në asnjë parti tjetër politike në vend, përveçse në LSI. Shumë të rinj nga forume të tjera politike ndoshta do donin shumë që të ishin në vendin e Erionës, por ashtu, siç e thotë dhe vetë ajo, risi të tilla për të rinjtë, di t’i sjellë vetëm LSI-a dhe lidershipi i saj Ilir Meta, i vetmi lider në Shqipëri, i cili përfshin të rinjtë në vendimmarrje. Në Kryesinë e LSI-së, koordinatorja e studentëve të Tiranës në LRI, Eriona Bixha, përfaqëson zërin e të rinjve të Lëvizjes Rinore për Integrim, bashkë me tre të rinj të tjerë. Anëtarja e Kryesisë, me moshë të vogël në politikën shqiptare, tregon me të njëjtin emocion të veçantë që ka ndjerë po atë ditë, kur në listën e emrave të njohur kanë dhënë një kontribut të çmuar në politikën shqiptare, ishte dhe emri i saj. “Ndihesha shumë e vogël përballë viteve dhe përvojës së gjatë dhe të suksesshme të figurave të njohura, midis të cilëve kisha nderin të qëndroja, duke filluar që nga kreu i LSI, Meta, të cilin dua ta falënderojë në emër të gjithë të rinjve për mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer që jep ndaj nesh. Ilir Meta është lideri i vetëm, i cili i konsideron të rinjtë faktorë kyç në vendimmarrje”, tregon Eriona. Ajo duket aq e sinqertë, kur rrëfen për emocionet në mbledhjen e parë e Kryesisë së LSI, dhe ndër të tjera sjell në memorie dhe vendin ku është në atë mbledhje. “Privilegj ishte të ulesha pranë z. Spartak Braho, me të cilin shkëmbeva disa mendime dhe prej të cilit mora këshilla shumë të vlefshme. Ajo mbledhje ishte shumë e ngrohtë, tepër e vlefshme dhe historike jo vetëm për LSI, por për të gjithë Shqipërinë”, rrëfen Eriona për rubrikën “Profil”. E prerë në gjykimin që jep, Eriona Bixha thotë se, as në shoqëritë europiane me demokracitë më të konsoliduar nuk ndodh që katër të rinj të jenë pjesë e Kryesisë së një partie të rëndësishme dhe të madhe politike. Lëvizja Socialiste për Integrim është e vetmja forcë politike në Shqipëri, e cila anëtarësinë e kryesisë së saj, ka të rinj nga radhët e LRI, të cilët përfaqësojnë zërin e të rinjve në parti.
Si u gjenda te LRI Eriona kishte marrë shumë ftesa nga miqtë e saj për t’u anëtarësuar në forumet e partive të tjera politike, por deri në 2011, Eriona nuk kishte pranuar të bëhej pjesë e asnjërit prej tyre. Kjo jo për shkak të mungesës së dëshirës për t’u angazhuar në ndonjë forum politik, por deri atëherë nuk e gjente veten kund në përputhje me ambiciet e saj. Por si u gjend Eriona në LRI. “Miqtë të mi të ndryshëm ishin bërë pjesë e forumeve të ndryshme politike, por vetëm ata të cilët i ishin bashkuar LRI më flisnin me krenari për kauzat e ndërmarra në shërbim të rinisë dhe aktivitetet e shumta që zhvillonin. LRI kishte po ato ideale të njëjta me të miat, çka më bëri të mos ngurroj dhe të bëhesha pjesë e saj pas asnjë mëdyshje”, thotë anëtarja më e re e Kryesisë së LSI. Eriona, ashtu dhe siç e pohon ajo vetë, është një vajzë energjike, që i pëlqen të angazhohet me shumë gjëra, drejtojë dhe të marri përgjegjësi mbi supe, dhe duket se këtë nuk mund ta gjente në asnjë vend tjetër sesa te LRI. “ E shihja gjithmonë me admirim një mikun tim që aderon pranë LSI, për angazhimin tij të lartë social dhe politik që kishte në mjedisin tonë shoqërore. Ai më ftoi në kampin veror të LRI “Jalë 2011” dhe me një kureshtje shumë të madhe vendosa t’i bashkohesha këtij kampi. Falë mikpritjes, energjisë pozitive, gjallërisë që mbartin çunat dhe gocat e LRI, mendova që kjo ishte familja e duhur, në të cilin unë duhet të bëja pjesë”, thotë anëtarja më e re e Kryesisë. Studentja e në Universitetin e Shkencave Sociale në profilin e shkencave politike, beson se do ta ndërthuri më së miri, degën e saj me politikën, me një gjykim të ftohtë dhe të përgatitur në kuadër të politikave të ndryshme.
Do të jem zëri i të rinjve në Kryesinë e LSI
Si anëtarja më e re e kryesisë së LSI, Eriona Bixha, premton me vendosmëri se do të jetë zëri i të rinjve në kryesi. “Unë do vazhdojë të jem po kaq aktive në strukturat dhe politiken e ndjekur nga LSI. Kam synim të rritem sa më shume profesionalisht me qëllim që t’i shërbejë më së miri ideve, programit dhe hapave konkrete që LSI do të ndërmarr gjatë rrugës së saj të gjatë si parti e konsoliduar dhe që mbështet frymën e bashkëpunimit dhe zhvillimit të vendit”, pohon me bindje Eriona. Për të, por dhe për shumë të rinj të tjerë, siç e pohon vetë ajo, LRI-a është forum rinor politikë, i cili vepron sipas një strategjie dhe platforme të caktuar politike. Në këtë moment, 20-vjeçarja ndalet dhe risjell në mendje Konventën Kombëtare Zgjedhore, ku u mor vendimi që LRI do të kërkonte që të rinjtë 16-vjeçar të mund të aderojnë dhe të kenë të drejtë vote në LRI. “Një pjesë e rëndësishme e strukturës së LRI është ajo e gjimnazeve, ndaj në kemi thelb të të gjithë veprimtarisë sonë politike respektimin e të rinjve. Ndaj, ne nuk mund të linim jashtë vendimmarrjes këta të rinj. Si gjithmonë, LSI vendos standarde në politikën shqiptare duke na afruar gjithmonë edhe më shumë me anëtarësimin e plotë në familjen e madhe europiane”, tregon Eriona, jo me pak krenari.
LSI, vetëm i surprizon të rinjtë me risitë e saj
Me krenari Eriona Bixha, anëtarja e Kryesisë së LSI thotë se, partia në të cilën ajo aderon është e vetmja forcë politike, e cila realisht i mbështet, promovon dhe përkrah të rinjtë. “LSI-a është një parti, e cila vetëm sjell risi në politikën shqiptare. LSI-a është e vetmja parti që ka katër të rinj në kryesine e saj, në të gjitha instancat e tjera drejtuese, të të gjithave niveleve, ku KDK-ja e LRI, falë mbështetjes së LSI, gëzon një pjesëmarrje prej 30% të të rinjve”, tregon Eriona Bixha nga eksperienca e saj në LRI. Ajo kujton se, në Këshillin Bashkiak të Tiranës, 60% e anëtarëve bashkiakë të LSI janë pjesë e LRI, po ashtu dhe në këshillat bashkiake të qyteteve të ndryshme etj. Eriona nuk lë pa përmendur faktin se në Konventën Kombëtare Zgjedhore të LSI të mbajtur në muajin tetor, 30% e delegatëve që kishin të drejtë vote për të zgjedhur instancat drejtuese të LSI ishin të rinj. “Në programin politik të LSI, një vend të rëndësishëm zë dhe ai i LRI-së, i cili hartohet në mënyrë të pavarur dhe që më vonë implementohet në programin e përgjithshëm të LSI. Të rinjtë e LSI përveç se gëzojnë pozicione të rëndësishme politike dhe drejtuese në institucionet shtetërore, janë të rinj të cilët janë po aq aktivë dhe me pozitë edhe në fushën sociale, kulturore apo sportive”, tregon Erion Bixha për rubrikën “Profil”.
LRI-a, forum politik që di t’i përballojë sfidat
“Ne të rinjtë e LRI, jemi të rinj që na pëlqejnë sfidat dhe dimë t’i përballojmë ato me sukses, kjo është meritë e LSI dhe lidershipit të saj Ilir Meta, që i dëgjon problemet e të rinjve dhe jep mbështetjen e tij tonë”, shprehet Eriona Bixha. Anëtarja më e re e kryesisë, thotë se radhët e LRI shtohen dita-ditës, pasi LRI di të qëndrojë pranë problemeve dhe shqetësimeve të rinjve, duke iu dhënë zgjidhje. Bixha thotë se, deri tani, LRI-a ka kaluar me suksese sfida shumë të rëndësishme, siç është marrja e masave konkrete në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të arsimit të mesëm dhe të lartë. Implementimi i kartës së studentit, apo edhe sfida më e suksesshme, siç qe ajo e finalizuar pak kohë më parë në lidhje me “Praktikat e Punës”.
Dita në LRI nis me energji dhe hapa konkretë
Të rinjtë e LRI i kemi parë gjithmonë në lëvizje, me risi. Për momentin më vjen në mendje, video “Gangnam Style Tirana”, e cila ishte vërtet madhështore dhe e veçantë në llojin e saj dhe më lindi kurioziteti të pyesja Erionën se si është një ditë pranë LRI? Ajo heziton një moment, buzëqesh dhe pastaj vazhdon të tregojë me atë sinqeritetin që e karakterizon: “Mua faktikisht m’u bë rreth 1vit e 6muaj që nuk kujtojë një ditë pa LRI. Dita nis me energji, me harmoni me LRI, por edhe me hapa konkretë. Ne jemi të rinj që kemi një ditë të mbushur plot plane dhe aktivitete. Ne ecim sipas një axhende konkrete takimesh, të cilën e ndjekim me përpikëri dhe që kërkojmë ta vendosim në praktikë”, tregon anëtarja më e re e Kryesisë së LSI, Eriona Bixha, për rubrikën “Profil”.
Anëtarësimi im në LRI, prindërit, ke bërë zgjedhjen e duhur!
Eriona vjen nga një familje e vogël, ajo është vajza e vetme e familjes Bixha. Një pjesë të madhe të kohës ajo e kalon në fakultet, pjesën tjetër merret me koordinimin e studentëve të Tiranës. Por, edhe pse pak kohë Eriona kalon në shtëpi, familja e saj ka qenë ajo që i ka dhënë mbështetjen kryesore, duke e përgëzuar edhe për zgjedhjen e saj që të aderojë pranë strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Familja dhe shoqëria ime, ka qenë mbështetëset më të fuqishme në rrugën që kam nisur. Prindërit e mi çdo ditë më përgëzojnë për zgjedhjen që unë kam bërë të jem pranë LRI. Lidershipi i saj, dhe drejtues të tjerë në LSI, tregojnë çdo ditë me hapa konkretë, që ne të rinjtë jemi prioriteti i tyre”, tregon Eriona, duke buzëqeshur. Por, ka pasur dhe nga ata që kanë qenë skeptikë, për të cilët tashmë më shumë se kurrë Eriona thotë se po binden se LRI dhe LSI mbështet dhe promovon të rinjtë në politikë më gjerë.
Krenare që aderoj në familjen e LSI
“Si anëtare e re e kryesisë, angazhimi më i lartë në politikë, besimi dhe promovimi që më është bërë mua dhe të rinjve të tjerë në strukturat e LSI, më bën krenare që aderoj në këtë familje të madhe”, tregon me entuziazëm Eriona Bixha. Me modesti, Eriona thotë se pavarësisht detyrës së re, ajo do të vazhdoj të jetë koordinatorja e studentëve të Tiranës dhe do të qëndrojë gjithmonë pranë tyre. “ Jam e lumtur që drejtoj një strukturë kaq të rëndësishme dhe kompakte siç është ajo e studentëve të LRI”, thotë ajo. Pa hezituar, Eriona gjen momentin dhe falënderon të gjithë miqtë e saj studentë, për angazhimin e devotshëm, përkrahjen e vazhdueshme që japin ndaj LRI dhe LSI. “Të gjithë bashkë si një grup i bashkuar do Ecim Më Shpejt... Drejt të Ardhmes Europiane”, thotë Eriona me bindje.
Gratë në LGI, model!
Eriona e konsideron një rrugë të vështirë politikën, sipas saj në jetën politike shqiptare janë të pakta femrat, të cilat kanë ecur dhe depërtuar në këtë rrugë të vështirë. Por, kur ajo sjell në mendje Monika Kryemadhin, Klajda Gjoshën etj., dhe gra të tjera në Lëvizjen e Gruas për Integrim, ja bën më të lehtë frikën në rrugën e gjatë të politikës. “Unë kam shansin që të njoh nga afër, një nga femrat që në rininë e saj ka luftuar dhe ka ecur shumë në politikë, Monika Kryemadhi, por dhe të tjera gra të suksesshme, si Klajda Gjosha, Nora Malaj (kërkon ndjesë që nuk i përmend të gjithë emrat me radhë), janë modele të gruas në politikën shqiptare, tregon me adhurim anëtarja më e re e Kryesisë së LSI. Duke u ndalur në këtë moment, Eriona tregon punën e palodhur dhe mbështetjen e madhe që Monika Kryemadhi bashkë me kryetaren e gruas Klajda Gjosha, japin në emancipimin e gruas në politikë, arsim, biznes e kudo tjetër.
Mesazhi im për të rinjtë: “Të ecim më shpejt me LSI”
“Të rinj janë ata që sjellin ndryshimin, thyejnë tabutë. Ndaj dhe roli dhe fuqia e tyre është domethënëse, më e fuqishme, ndaj dhe zëri i tyre duhet të ngrihet në mënyrë që të dëgjohet. Të rinjtë duhet të jenë aktivë, nuk duhet të bien pre e kafeve monotone. Unë do të ftoja të gjithë të rinjtë që të ecin më shpejt me LSI dhe LRI” përcjell mesazhin e saj anëtarja e re e Kryesisë së LSI, Eriona Bixha.
Çfarë vendi zë miqësia në jetën tënde? Një vlerë njerëzore e pazëvendësueshme Çfarë do ndryshoje në politikë? Do doja të isha një politikane bashkëpunuese Cili është hobi jot? Më pëlqen leximi dhe sporti Librat e tu të preferuar? Më pëlqejnë librat historik dhe politik Cili është sporti yt i preferuar? Basketbolli edhe pse kam kohë që nuk e praktikoj Ku e kalon kohën e lirë? Me familjen time dhe miqtë e mi që janë të pazëvendësushem Ke pasur probleme në shkollë për shkak të angazhimit tënd në politikë? Kam marrë përgëzime nga pedagoget Ambicia jote? Të diplomohem dhe të jem një politikane e suksesshme Momenti më i bukur në LRI “Gangnam Style Tirana”
Kush është Eriona Bixha
Eriona Bixha ka lindur më 28 prill 1992 në Tiranë. Aktualisht vazhdon studimet, Bachelor në Shkenca Politike, në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Që prej 2011-ës dhe aktualisht, ajo është koordinatore e përgjithshme e strukturës së studentëve të Lëvizjen Rinore për Integrim. Eriona Bixha është anëtare e Kryesisë së LRI, dhe që prej tetorit të 2012, është zgjedhur anëtare e Kryesisë së LSI.
|
| Last Updated ( Saturday, 16 February 2013 10:09 ) |



