- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim www.lsi.al -
Written by Erald Dushku    Saturday, 03 July 2010 07:45    PDF Print E-mail
Pakti Transatlantik premton një çmim të lartë

 

Nga Philip Stephens

“Financial Times”

Në ato të ditë largëta, kur Partia Konservatore ishte vendosmërisht pro-europiane, Margaret Thatcher ishte mësuar të vëzhgonte dhe mendonte se angazhimi i Britanisë së Madhe me fqinjët ishte mbi të gjitha një angazhim politik. Qëllimi i Tregut të Përbashkët ishte i përllogaritur përtej fitimeve të anëtarëve të këtij tregu. Roli i Britanisë së Madhe në planin global ishte zvogëluar ndjeshëm. Europa ishte një platformë, nga e cila ajo mund të ushtronte ndikimin përmes levave të saj. Kjo paralele nuk është domosdoshmërish e saktë, por diçka e ngjashme mund të thuhet në lidhje me planet për krijimin e një zone të përbashkët të tregtisë së lirë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Një Partneritet i tillë i Tregtisë dhe Investimeve transatlantike do t’i jepte padyshim një nxitje shumë të madhe rritjes së investimeve dhe standardeve të jetesës. Por, rreziqet janë të larta. Kombet e përparuara janë duke humbur terren ndaj vendeve në zhvillim. Rrjedhja dhe fluksi i përqendrimit të pushtetit në lindje dhe në jug ka vënë në pikëpyetje rëndësinë e “Perëndimit”. Ashtu si me vendin e Britanisë së Madhe në Europë, rasti suprem për një marrëveshje të tregtisë transatlantike është gjeopolitik. Ekonomia në këtë rast është lënë si mjeti i fundit. Paraprakisht, ky “projekt” është i rendit liberal politik që kohët e fundit duket se ndodhet në tërheqje. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është “mashtruar” kurrë nga Europa. Pjesët e botës që kanë kërkuar vëmendjen e tij kanë qenë vendet në Lindjen e Mesme dhe Azinë Lindore. Strategjia e Uashingtonit, e ashtuquajtura “lojtar i qendrës”, ka qenë për të nxjerrë prej burimeve të saj përfundime mbi dhënien fund të luftërave në Irak dhe Afganistan, në mënyrë që ato të shmangen më pas. Qasja amerikane ndaj Kinës, ka të bëjë me mbështetjen ndaj Pekinit dhe njëherësh duke përforcuar pozitën e vet në Paqësor. Fakti që për kaq kohë Europa ka rrëmbyer vëmendjen e Presidentit Obama, ka të bëjë me krizën e Eurozonës dhe se ajo mund të kërcënojë rendin ekonomik global dhe rimëkëmbjen ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në mënyrë krejt të natyrshme, Europa nuk është më qendra e interesave gjeopolitike amerikane. Nën udhëheqjen e Vladimir Putinit, Rusia është duke shkuar drejt rënies. Mungon zotësia për të vepruar dhe qasja e Putin është vetëm që të përçajë. Por, “tanket” e ndryshkura të Moskës janë ende një kërcënim. Ndërsa lidershipi rus paraqet më shumë “ëmbëlsi” sesa frikë. Thuhet se raportet e “vdekjes” së marrëdhënieve transatlantike janë rritur ndjeshëm. Nëse dobësitë e NATO-s janë shfaqur në përballjet dhe në humbjet ndaj talibanëve në Afganistan, ajo mbetet aleanca më e fuqishme ushtarake në botë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian llogaritin gati gjysmën e prodhimit global dhe 30 për qind të tregtisë botërore. Stoku i investimit të përbashkët ka shtuar më shumë se 3.5 trilionë dollarë. Këto të dhëna janë një shembull i qartë i ndërvarësisë. Nëse numrat dypalëshe kanë po aq rëndësi, atëherë edhe interesi i përbashkët i bazuar në rregullat bazë ndërkombëtarë si garantues i sigurisë së Perëndimit, është po aq i rëndësishëm. Vlerat, interesat dhe pesha ushtarake midis SHBA-së dhe Europës, nuk janë të krejtësisht të theksuara. Por, nga përhapja bërthamore dhe terrorizmi ndërkombëtar deri te pirateria në Oqeanin Indian dhe sulmet kompjuterike, SHBA dhe BE janë shumë më afër me njëri-tjetrin sesa në çdo gjë tjetër. Në qoftë se pushteti në botën e sotme modern matet shpesh përmes statistikave të thata ekonomike, qëndrueshmëria e sigurisë ka një qasje më të madhe të normave dhe të vlerave ndërkombëtare, ashtu si ndaj forcës brutale ushtarake. Kur Uashingtoni dëshiron të realizohet diçka në OKB, ajo i drejtohet aleatëve të saj kryesorë europianë. Ndërsa kur Franca ka nevojë për ndihmë në Mali, SHBA është aleati që për Francën merr më shumë rëndësi në këtë rast. Ajo për çfarë kanë nevojë europianët dhe amerikanët është një projekt për t’u vetëdijesuar për rëndësinë e kësaj marrëdhënieje dhe të kapacitetit të tyre të përbashkët për të krijuar ngjarje; për të zëvendësuar atë që kanë humbur me përfundimin e Luftës së Ftohtë, si dhe për të bindur elektoratin e tyre se politikanët në të vërtetë janë duke bërë diçka për të nxjerrë ekonominë nga recesioni. Fitimet e mundshme ekonomike janë përcaktuar në raportin e përbashkët të lëshuar këtë javë nga Shtëpia e Bardhë dhe Komisioni Europian. Një marrëveshje për të shfuqizuar tarifat, heqjen e barrierave rregullatore për krijimin e një tregu të integruar që do të mund të shtonte rreth 0.5 për qind të të ardhurave kombëtare në vit në të dyja anët e Atlantikut. Ajo gjithashtu do ta paraqesë SHBA-në dhe BE-në si para-hartuesit e mëdhenj të standardeve për pjesën tjetër të botës. Objektivi nuk duhet të jetë përjashtues, por duhet të demonstrojë ndikimin ekonomik të Perëndimit që mund të përkthehet në rregulla globale. Duke parë më thellë në botën e standardeve konkurruese, preferencave kulturore, kompanive të mëdha tregtare, regjimeve konkurruese tatimore apo te të drejtat e pronësisë intelektuale dhe përcaktimit të një zone të tregtisë së lirë, kjo shndërrohet e gjitha në një ushtrim pothuajse metafizik. Europianët mund të dëshmojnë eksperiencat e tyre në BE, ku tendenca e harmonizimit midis vendeve të BE-së bie ndesh me ndjeshmërinë e këtyre vendeve europiane për më shumë sovranitet kombëtar. Përgjigja është tek të qenit ambicioz, por jo shumë ambicioz, në mënyre që të shmanget ajo që mund të shndërrohet në armikun e së mirës. Nëse të dyja palët do të merrnin përsipër edhe 50 për qind të asaj që teorikisht është e mundur kjo do të shënonte një përparim domethënës. Rreziku tjetër është se drejtimi i negociatave mund të bjerë në duart e teknokratëve. Edhe për higjienën e ushqimit ose prokurimin publik, ekspertët mund të gjejnë gjithmonë arsye për t’u mos u pajtuar. Bisedimet do të kenë sukses vetëm nëse politikanët përplasen midis tyre. Nga ana e tyre, këta politikanë duhet të kenë parasysh rrezikun e bisedimeve të fshehta. Sistemi ndërkombëtar i zhvillimit është bërë gjithmonë edhe më shumë multipolar dhe më pak shumëpalësh. Rregullat globale nuk i takojnë edhe aq Perëndimit. Megjithatë, ajo që ka rëndësi, është se sistemi mbetet i rrënjosur tek vlerat themelore universale, sundimi i ligjit, siguria kolektive, respekti për dinjitetin njerëzor dhe qeverisjet e përgjegjshme. Ky është çmimi i vërtetë.

Somario:Sistemi ndërkombëtar i zhvillimit është bërë gjithmonë edhe më shumë multipolar dhe më pak shumëpalësh. Rregullat globale nuk i takojnë edhe aq Perëndimit. Megjithatë, ajo që ka rëndësi, është se sistemi mbetet i rrënjosur te vlerat themelore universale, sundimi i ligjit, siguria kolektive, respekti për dinjitetin njerëzor dhe qeverisjet e përgjegjshme. Ky është çmimi i vërtetë”.

 

Last Updated ( Saturday, 16 February 2013 10:17 )