- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim www.lsi.al -
Written by Gazetari    Friday, 18 June 2010 18:50    PDF Print E-mail
“World Press Photo” zgjedh fotot më të mira të viti 2012

 

Konkursi i fotografisë më prestigjioz në botë, “World Press Photo”, ka shpallur rezultatin e fotove më të mira. Në këtë konkurs morën pjesë 5666 fotografi. Konkurrentët vinin nga 124 vende të botës. Fituesi i edicionit të vitit 2012 të konkursit ‘World Press Photo’ është suedezi Paul Hansen. Ai ka fituar çmimin e fotografisë së vitit për fotografinë e funeralit të dy fëmijëve palestinezë, të vrarë në një sulm raketor izraelit, të botuar në gazetën ‘Dagens Nyheter’. Në fotografi duket një grup njerëzish që transporton dy trupa në një rrugë të ngushtë në Gaza. Viktimat, vëlla e motër, janë të mbështjellë me garzë të bardhë dhe u duken vetëm fytyrat. Forca e fotografisë, shpjegon Mayu Mohanna, anëtar i jurisë, "qëndron në mënyrën si tregohet kontrasti mes zemërimit e dhimbjes së të rriturve dhe pafajësisë së fëmijëve nga ana tjetër". ‘World Press Photo’ është një nga konkurset më prestigjiozë të fotogazetarisë. Në këtë konkurs janë shpërndarë çmime në 9 kategori për 54 fotografi të 32 kombeve. Dy fotografë të Agence France-Presse kanë qenë fituesit e tjerë, Fabio Buçiarelli, i cili mori çmimin e dytë dhe Javier Manzano fitoi çmimin e tretë në llojin "reportazhe" në kategorinë "Aktualitet". Fotografia e Paul Hansen, publikuar nga e përditshmja suedeze ''Dagens Nyheter'' u bë më 20 nëntor 2012 në rrugët e Rripit të Gazës. Ajo tregon një grup njerëzish duke transportuar trupat e dy fëmijëve të tyre, të vrarë në moshën dy dhe tre vjeç, si pasojë e shkatërrimit të shtëpisë së tyre nga një raketë izraelite. "Forca e kësaj fotoje është një kontrast mes nervozizmit dhe vuajtjes të të rriturve në raport me pafajësinë e fëmijëve. Kjo është një foto që nuk do të harrohet lehtë. Italiani Fabio Buçiarelli, 32 vjeç, mori çmimin për një reportazh për rebelët sirianë në Alepo, në Siri quajtur "Betejë me vdekje''. Në Siri gjithashtu, amerikani Javier Manzano bëri në muajin tetor foto për një reportazh të titulluar "Selia e Alepos".

Last Updated ( Saturday, 16 February 2013 10:18 )