|
Written by Gazetari
Thursday, 17 June 2010 20:28
|
|
|
|
|
|
Biznesi turk e italian, projekte për turizmin dhe aeroportet
|
|
Presidenti i shoqërisë turke BESET, z. Mehmet Beset dhe z. Arda Beset, menaxher Ekzekutiv u takua dje me Kryeministrin Berisha. Kjo kompani është nga më të mëdhatë në Turqi dhe është e përqendruar në fushën e turizmit. Investitorët turq shprehën interesin e tyre për të investuar në vendin tonë për ngritjen e një prej komplekseve më të mëdha turistike të ujërave termale dhe terapisë në Evropë.
Kjo kompani ka gjithashtu edhe një Welleness Town nga më të njohurit në botë në Cesme të Izmirit. Kryeministri mirëpriti interesin e tyre dhe i siguroi se qeveria do të mbështetë brenda kuadrit ligjor përpjekjet e tyre për të pasur një histori suksesi. Kryeministri priti po dje përfaqësues të kompanisë italiane Rotor Service, të kryesuar nga z. Marco Savoia dhe përfaqësues të Qarkut Gjirokastër, të cilët shprehën interesin e tyre në riaktivizimin e aeroportit të Gjirokastrës. Gjithashtu, investitorët italianë kërkuan të zhvillojnë fluturimet charter, si edhe ato të brendshëm nga ky aeroport, sikundërse edhe hapjen e një shkolle aeronautike. Kryeministri u shpreh se zgjedhja e tyre është me interes dhe e mirëpritur dhe se do të ketë mbështetje brenda kuadrit ligjor të vendit.
|