|
||||
| Ministri Panariti takon ambasadorët e Italisë dhe Greqisë, Marrëveshja për gazsjellësin TAP, rezultat i një bashkëpunimi të shkëlqyer mes tre vendeve |
|
Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, zhvilloi ditën e djeshme një takim me ambasadorët e Italisë dhe Greqisë, Massimo Gaiani dhe Leonidas Rokanas. Gjatë takimit të përbashkët mes palëve u përshëndet nënshkrimi i marrëveshjes ndërqeveritare për ndërtimin e gazsjellësit “Trans Adriatic Pipeline”, TAP, në kryeqytetin grek, Athinë, duke e vlerësuar këtë arritje si rezultat i një bashkëpunimi të
shkëlqyer mes qeverive të të tre vendeve, bashkëpunim, i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në të gjitha drejtimet. Bashkëbiseduesit evidentuan rëndësinë strategjike dhe ekonomike e këtij projekti madhor, jo vetëm për tre vendet, por për gjithë rajonin tonë dhe vetë sigurinë energjetike të Europës. Ministri i Punëve të Jashtme, Panariti, theksoi rëndësinë e përpunimit të një axhende të përbashkët, mes tre vendeve, për çuarjen përpara të projektit TAP, i cili do të jetë një urë e rëndësishme që do të lidhë më shumë Shqipërinë me dy vende anëtare të BE-së, Greqinë dhe Italinë, vendet e rajonit mes tyre, si dhe do të forcojë më tej vizionin e përbashkët për bashkëpunim dhe integrim europian. Më 13 shkurt, në Athinë, u firmos nga tre ministrat e Energjetikës së 3 shteteve, që janë përfshirë nga ky projekt, marrëveshja që i hap rrugë ngritjes së tij. Gazsjellësi Trans Adriatik do të sjellë gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 në detin Kaspik, në Europën Perëndimore. Som... Ministri i Punëve të Jashtme, Panariti, theksoi rëndësinë e përpunimit të një agjende të përbashkët, mes tre vendeve, për çuarjen përpara të projektit TAP, i cili do të jetë një urë e rëndësishme që do të lidhë më shumë Shqipërinë me dy vende anëtare të BE-së, Greqinë dhe Italinë, vendet e rajonit mes tyre, si dhe do të forcojë më tej vizionin e përbashkët për bashkëpunim dhe integrim europian
|
| Last Updated ( Saturday, 16 February 2013 10:14 ) |



