|
||||
| Maradona e refuzoi takimin me presidenten |
|
Trajneri Diego Maradona dhe anëtarët e tjerë të Kombëtares së Argjentinës kanë refuzuar ftesën për pritje solemne te Presidentja e vendit, Kristine Kirshner, pas kthimit në vendlindje nga Botërori i Afrikës së Jugut. “Gauços” u kthyen në atdhe pas humbjes së thellë nga Gjermania (4-0) në fazën çerekfinale. Presidentja Kirshner vendosi t’ia organizojë një pritje në pallatin presidencial, por Maradona dhe futbollistët argjentinas e refuzuan ftesën, duke thënë se nuk e meritojnë aspak një pritje të tillë. “E dini se gjithmonë i ofroj përkrahje njerëzve në momentet e vështira, e jo vetëm në momentet e mira. Për këtë arsye i kam ftuar anëtarët e kombëtares në takim. Por, futbollistët e refuzuan një ftesë të tillë, sepse ndjejnë se nuk e kanë merituar një nder të tillë. Por unë mendoj se ata kanë gabuar, sepse ata e kanë merituar një respekt të tillë dhe unë do ta organizoj atë pritje”. “Rroftë Argjentina”, ka theksuar Presidentja 57-vjeçare, Kristine Kirshner, e cila që nga dhjetori i vitit 2007 në këtë post ka zëvendësuar bashkëshortin e saj, Nestor Kirshner.
|
| Last Updated ( Wednesday, 07 July 2010 09:52 ) |



