- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim www.lsi.al -
Written by Gazetari    Thursday, 17 June 2010 19:08    PDF Print E-mail
Lideri komunist Kim Jong-Il e drejtoi skuadrën me telefon

Që Koreja e Veriut është një vend komunist dhe regjimi kontrollon deri në detaje jetën e njerëzve të vet, kjo dihet, por që lideri Kim Jong-Il të kontrollonte edhe skemat taktike të Kombëtares, këtë pak vetë e dinin. Sipas disa gazetave, lideri komunist ka përdorur një telefon të “padukshëm” për t’i dhënë këshilla taktike trajnerit të Kombëtares. Kjo nuk është hera e parë që diktatori i Phenianit shfaqet një sportist i vërtetë, pasi në të shkuarën ai nuk ka kursyer lëvdatat për veten, duke thënë se e ka futur topin e golfit në gropë 5 herë që me gjuajtjen e parë. Ndoshta me këtë deklaratë, ai ka kundërshtuar vetveten dhe politikën izoluese të vendit të tij, ku golfi cilësohet një sport kapitalist. Ndërkohë, produktet “Made in China” s’mund të mungonin as në Afrikën e Jugut, të cilat i ka importuar pikërisht Koreja e Veriut. Bëhet fjalë për njerëz e jo për mallra, pasi në ndeshjen kundër Brazilit, ata që në pamje të parë dukeshin tifozë koreano-veriorë, në të vërtetë ishin aktorë kinezë të huazuar si vullnetarë nga Komisioni Sportiv i Koresë së Veriut.