|
Written by Gazetari
Thursday, 17 June 2010 19:08
|
|
|
|
|
|
Australianët i mohojnë grindjet brenda skuadrës
|
|
Presidenti i Federatës së Futbollit të Australisë, Ben Bakli dhe futbollisti Hari Kjuel kanë hedhur poshtë pohimet se lojtarët janë grindur për shkak të lojës së dobët dhe humbjes së thellë nga Gjermania, në ndeshjen e parë të grupit D në kampionatin botëror.
“Këto janë marrëzira. Lojtarët tanë janë profesionistë dhe janë plotësisht të përqendruar për ndeshjen e radhës. Sinqerisht, zëra të tillë janë reflektim i mos respektit ndaj lojtarëve të Australisë”, ka thënë Bakli, në një konferencë në Johanesburg. Kjuel, lojtar i Gallatasarajit dhe ish-lojtar i Liverpulit, s’ka luajtur në ndeshjen të cilët australianët e humbën 4-0, ndërsa dje tha se është rikuperuar në tërësi nga dëmtimi. “Thoni se ka spekulime për një konflikt në ekip. Kjo është e pavërtetë. Të gjithë jemi të dëshpëruar për shkak të humbjes. Megjithatë, e di se kemi marrë një goditje dhe se po bëhemi gati për sfidën e ardhshme”, ka thënë Kjuel. Sipas yllit australian, trajneri Pim Verbek nuk i ka merituar kritikat e tifozëve dhe mediave për shkak të humbjes nga Gjermania.
|