- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim www.lsi.al -
Written by Gazetari    Thursday, 17 June 2010 15:11    PDF Print E-mail
Presidenti Obama i drejtohet vendit mbi masat pas rrjedhjes së naftës

Tetë javë pas shpërthimit të platformës pluskuese të shpimit të naftës, së kompanisë BP, që la 11 të vrarë dhe rrjedhjes së naftës, Presidenti Obama tha mbrëmë se qeveria amerikane do ta mbajë përgjegjëse kompaninë BP. Ne do ta luftojnë rrjedhën e naftës me gjithçka kemi për aq kohë sa do të duhet. Ne do ta bëjmë BP që të paguajë për dëmet që shkaktoi kompania e saj. Dhe do të bëjmë gjithçka nevojitet për të ndihmuar zonat e prekura dhe njerëzit që ta marrin veten nga tragjedia. Presidenti tha se kur të takohet me zyrtarët e BP-së, ai do të kërkojë që ata të krijojnë një fond të administruar nga një palë e tretë e pavarur, në ndihmë të viktimave të rrjedhjes së naftës. Në takimin me shefin e BP do ta informoj atë se ai duhet të caktojë burimet e nevojshme për të kompensuar punonjësit dhe bizneset që kanë pësuar dëme si rezultat i pakujdesisë së kompanisë. Menjëherë pas fjalimit të Presidentit, kompania BP lëshoi një deklaratë, duke thënë se ndante të njëjtin synim për të pastruar naftën e rrjedhur dhe për të ndihmuar të prekurit nga fatkeqësia.
Presidenti Obama u kthye në Uashington të martën, pasi vizitoi zonat e prekura nga rrjedhja e naftës gjatë vizitës dyditore në rajon. Ai foli disa orë pasi qeveria shtoi përllogaritjet për sasinë e naftës që po rrjedh nga depozita e dëmtuar në fund të detit. Një panel qeveritar shkencëtarësh tani beson se ndërmjet 35 mijë dhe 60 mijë fuçi naftë po rrjedhin çdo ditë në ujërat e Gjirit të Meksikës. Zoti Obama bëri thirrje për një plan afatgjatë restaurimi, për të ndihmuar rajonin që ta marrë veten nga katastrofat ekologjike, përfshi stuhitë “Katrina” dhe “Rita”, në vitin 2005. Presidenti, gjithashtu, po formon një komision kombëtar për të kuptuar shkakun e rrjedhjes së naftës dhe për të dhënë rekomandime për standarde të reja të sigurisë dhe mjedisit. Disa muaj më parë miratova një propozim për të konsideruar shpime të reja në det të hapur nën garancitë se do të jenë tërësisht të sigurta me mbështetje të teknologjisë së duhur dhe marrjen e masave të duhura. Kjo nuk ndodhi në rastin e kompanisë BP dhe dua ta di se pse. Përveç të tjerash, zoti Obama njoftoi zgjedhjen e tij për të drejtuar agjencinë qeveritare që mbikëqyr zhvillimet naftëtare dhe të gazit, e cila është akuzuar për mbikëqyrje të dobët të industrisë. Ai zgjodhi për ketë post një ish-prokuror federal.