- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim www.lsi.al -
Written by Gazetari    Thursday, 17 June 2010 14:41    PDF Print E-mail
Kilit i mjafton një gol për të dalë mbi Hondurasin

Kili ka ditur të shfrytëzojë të vetmen pakujdesi të pandreqshme të Hondurasit, për të shënuar atë gol që, si përfundim, rezultoi vendimtar në duelin midis dy skuadrave, që hapi grupin H të Botërorit. Faktikisht ishte një sfidë ndryshe nga ato ndeshjet e tjera të deritanishme të luajtura në tokën afrikane, ku kishin mbizotëruar ritmet e ngadalta. Këtë herë ishte më në fund një ndeshje e vërtetë futbolli, pa shumë taktikë, por me tepër vrap dhe skuadrat që janë përballur hapur. Ndonëse, ashtu si në takimet e tjera, vazhdoi avazi i golave me pikatore. E duke parë diferencën teknike midis dy ekipeve, ishte e natyrshme që mbizotërues të ishte Kili, edhe sepse Hondurasi u detyrua të heqë dorë nga lojtari më i mirë, David Suazo, për probleme fizike. Nga ana e kilianëve, Sanchez e Valdivia kanë qenë vërtet të papërmbajtshëm në krahë dhe kështu amerikano-jugorët kanë qenë ata që krijuan rastet më të mira të lojës. Pikërisht atëherë kur fraksioni i parë duhet të mbyllej 0-0, një pozicion jashtë loje i gabuar i mbrojtjes hondurase i dha mundësinë Islas të hedhë një top joshës në zonën kundërshtare, aty ku Beausejour s’mund të gabonte. Një avantazh i merituar, që ka zgjatur deri në minutën 93, atëherë kur gjyqtari i takimit vërshëlleu për fundin. Në këtë mënyrë, kilianët kanë marrë tri pikët e para në këtë Botëror dhe gëzojnë kryesimin e grupit H, së bashku me Zvicrën.