- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim www.lsi.al -
Written by Gazetari    Tuesday, 15 June 2010 20:01    PDF Print E-mail
Ligj për inspektimin financiar

Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka nisur procedurën e miratimit të ligjit të Inspektimit Financiar Publik. Ky ligj është pjesë e paketës së përafrimit ligjor me Bashkimin Evropian. Ky ligj i ri që ka objekt kontrollin e të gjithë fondeve publike ka në juridiksionin e tij edhe përdorimin e fondeve që vendi përfiton nga projektet me Bashkimin Evropian. Bazuar në këtë ligj ngrihet një drejtori e posaçme e inspektimit publik, e cila është në varësi të ministrit të Financave. Ky institucion i ri do të jetë përkrah me Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe me zyrat e auditëve të brendshëm. Deputetët e të dy forcave politike kanë kërkuar sqarime nga zyrtarët e Ministrisë së Financave për procedurat e hartimit të projektligjit. Diskutimet rreth projektit do të vazhdojnë edhe në seancat vijuese të komisionit.