|
Written by Gazetari
Monday, 14 June 2010 20:21
|
|
|
|
|
|
Për herë të parë në Shqipëri, organizohet eventi artistik i verës Festival-Bar Albania
|
Për herë të parë në Shqipëri, organizohet eventi artistik i verës Festival-Bar Albania. Për realizimin e këtij programi, është përzgjedhur një trupe profesioniste e përbërë nga balerinë, këngëtarë, instrumentistë, aktorë dhe moderatorë.
Trupa e përbërë nga 30 artistë profesionistë së bashku me artistë të ftuar nga brenda dhe jashtë vendit, për tre muaj rresht, do të performojë në skenat e reja të ngritura posaçërisht për këtë event te “Hena Resort” në Golem. Ky event i rëndësishëm do t’i shërbejë më së miri edhe imazhit të turizmit shqiptar, kaq i rëndësishëm për promovimin e bukurive natyrore dhe siteve arkeologjike të vendit tonë. Gjatë tre muajve të verës, nuk do të këtë vetëm aktivitet koncertal në orët e mbrëmjes, por programacioni për pushuesit shqiptarë dhe të huaj do të fillojë që orët e para të mëngjesit me një program të studiuar mirë nga stafi drejtues. Spektaklet do të organizohen kryesisht në skenën qendrore të krijuar enkas për këto evente. Në ambientin e “Hena Resort”, është ndërtuar edhe pasarela e sfilatave të modës, si dhe një pistë vallëzimi për rininë. Të gjitha shpenzimet për sistemimin e ambientit artistik, ngritja e skenave, e barit afër detit për aktivitetin e të rinjve, janë përballuar nga vetë “Hena variete”.
|