|
||||
| Erisa Xhixho: Zgjedhjet lokale do të tregojnë afirmimin e LSI |
Nënkryetarja e LSI-së dhe kryetarja e LRI-së flet për procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve brenda partisë. Xhixho thotë se ky proces do të krijoj bazën e duhur në parti për të përballuar me sukses dhe zgjedhjet e radhës vendore. Ajo shton se procesi i zgjedhjeve brenda partisë, “do të përfundojë
padyshim përpara zgjedhjeve lokale, ky është fillimi. Synimi është që, nëpërmjet këtij angazhimi, ne të evidentojmë dhe potenciale ende të pa zbuluara brenda LSI-së. Të evidentojmë njerëz që kanë interesa, kanë ambicie, kanë dëshirë për t’u angazhuar fuqishëm përditë në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Dhe nga ana tjetër, kjo do të bëjë të mundur evidentimin e kandidatëve më të fortë”. Pak ditë më parë LSI-ja vendosi organizimin për zgjedhjet e drejtuesve në kryeqytet dhe përgatitjen për zgjedhjet lokale. Më konkretisht, si do të bëhet kjo dhe çfarë do të thotë riorganizim i partisë? Kjo gjë do të thotë që do të mobilizojë dhe anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të qenë pjesë e fushatave brenda LSI-së, nga ana tjetër kjo do të mundësojë që secili nga kandidatët të shpalosë një program të tij elektoral, por që, gjithashtu, do t’i shërbejë dhe LSI-së dhe dinamikës së degës së Tiranës. Deri më datë 20 qershor do të jetë e hapur sekretariati për të paraqitur kandidaturat potenciale, që kush ka dëshirë dhe e mendon veten të aftë për të drejtuar LSI-në e Tiranës dhe më 26 shtator do të jetë një periudhë fushate dhe më pas do të përmbyllet me zgjedhjet ‘një anëtar, një votë’, që do të bëhet dhe në njësitë bashkiake. Unë e di që është një proces shumë i rëndësishëm. Mendoj që duke e bërë më dinamike LSI-në, duke pasur parasysh dhe zgjedhjet e 28 qershorit që tashmë jemi pjesë e një koalicioni qeverisës, por kthimi dhe ridimensionimi i strukturave të LSI-së të Tiranës do të bëjë të mundur që pëlqimi i zërit të interesave të qytetarëve të jetë akoma më i fuqishëm drejt qeverisjes. Nga ana tjetër, do të bëjë të mundur që të kemi një model shumë më të ri të partive, që zakonisht bëhen në momentet qeverisëse, por kjo do të bëjë që të kemi një dinamikë shumë më të re dhe në afrimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Gara është e hapur vetëm për Tiranën apo edhe në qarqe të tjera? Kjo do të fillojë me Tiranën, më pas do të vijojë me gjithë qarqet e tjera në gjithë Shqipërinë. Me mbarimin e zgjedhjeve për LSI-në e Tiranës normalisht që ky proces do të vazhdojë në gjithë degët tona nëpërmjet një konkurrence, çka do të bëjë të mundur që para zgjedhjeve lokale kandidatët tanë, që janë për zgjedhjet e ardhshme, nëpërmjet aktivizimit të fuqishëm të degëve tona kudo në Shqipëri, të kemi një program më të qartë, një pasqyrim akoma më të mirë të shqetësimeve të qytetarëve, por nga ana tjetër dhe të zgjidhjeve konkrete, që do të japë LSI në programin e parë që do t’iu ofrojë qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme lokale. E gjithë gara brenda LSI-së do të përfundojë përpara zgjedhjeve lokale? Po. Do të përfundojë, pa dyshim, përpara zgjedhjeve lokale ky është fillimi. Synimi është që, nëpërmjet këtij angazhimi, ne të evidentojmë dhe potenciale ende të pazbuluara brenda LSI-së. Të evidentojmë njerëz që kanë interesa, kanë ambicie, kanë dëshirë për t’u angazhuar fuqishëm përditë në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Dhe nga ana tjetër, kjo do të bëjë të mundur evidentimin e kandidatëve më të fortë. Siç e thashë më lart që LSI-ja pavarësisht të qenit në koalicion, do ketë brenda koalicionit një zë akoma më të drejtpërdrejtë të qytetarëve për problemet e tyre. Normalisht zgjedhjet lokale janë më afër problemeve të qytetarëve. Meqenëse zgjedhjet lokale janë në prag dhe brenda LSI-së do të përfundojë procesi i zgjedhjeve të kryetarëve të degëve, do të vazhdoni të jeni sërish në koalicion me PD-në dhe në këto zgjedhje lokale? Ky është një vendim që duhet marrë nga strukturat e LSI-së. Ende nuk kemi një vendim përfundimtar në momentin që do ta kemi, pa dyshim që ai do të jetë publik për të gjithë qytetarët. Jemi në fazën e përgatitjeve të strukturave tona dhe të kandidatëve tanë potencialë për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në momentin që do të merret vendimi do të shihet dhe situata politike dhe situata e Lëvizjes Socialiste për Integrim, si forcë e re dhe alternativat që ajo mund të japë, por pa dyshim që ne do të jemi përballë kandidatëve të Partisë Socialiste për të garuar për alternativën tonë të qeverisjes lokale. Ne, pavarësisht se kemi pasur një koalicion për zgjedhjet e kaluara lokale, nuk jemi plotësisht të kënaqur nga rezultatet e atij koalicioni, ndaj besojmë te një transparencë akoma më të madhe dhe për një angazhim akoma më të madh i të gjithë të zgjedhurve vendorë në mbrojtje të interesit qytetar dhe plotësimit të zërit të tyre. Ka disa zhvillime që e vënë pothuajse në dyshim koalicionin mes PD-së dhe LSI-së, siç ishte rasti i debatit për datën e çlirimit, apo edhe për shtëpinë e Dashamir Pezës, nuk do të thotë që ka disa çarje në koalicion? Unë mendoj se problemi do të ishte nëse nuk do të kishte debat. Fakti që ka debat brenda koalicioni nxit mendimin ndryshe brenda koalicionit. Nuk mendoj që një koalicion LSI-PD është çdo gjë në rregull normalisht që kemi debate tona, kemi mendimet të ndryshme. Në rastin e 29 Nëntorit është i prekshëm, sidomos për vetë simbolikën që ai ka dhe ngulëm këmbë që ajo të mos të futej në një datë tjetër që PD-ja kishte ndërmend të vendoste. Nga ana tjetër, mendoj që kjo i shërben diversitetit dhe kontributeve që ka secila forcë, qoftë LSI apo PD, me gjithë performancën e qeverisë, unë jam shumë pro debatit ndaj nuk e shoh absolutisht një çarje, por si një kontribut i kësaj qeverisjeje të mirë. Ky debat mund të ashpërsohet dhe të kthehet çarje? Nuk mendoj. Deri sot asgjë nuk është e sigurt për të ardhmen, por deri më sot unë shoh një bashkëqeverisje të lidhur, të qëndrueshme. Një bashkëqeverisje e cila sjell rezultate më të prekshme për ne të rinjtë, që janë proceset integruese, procesi i liberalizimit të vizave, e cila do të bëjë të mundur që të gjithë bashkëmoshatarët të lëvizin ashti si gjithë bashkëmoshatarët në mbarë Evropën. Ndaj dhe vendimi i LSI-së mbas 28 qershorit besoj që ishte një urim i mirë për gjithë proceset integruese për Shqipërinë. Kështu mendoj që momentalisht është një punë e mirë dhe intensive e qeverisë në drejtim të disa fushave të rëndësishme, por që gjithsesi mendoj që debati është i mirëpritur, për mendimin tim personal. Ne prekëm pak zgjedhjet lokale. Meqenëse dhe gara që ka filluar brenda LSI-së është vetë në funksion të tyre. A keni një llogaritje çfarë prisni nga këto zgjedhje lokale, cila është pritshmëria e LSI-së? Ne presim një shumëfishim të votave tona. Pa dyshim, që do të punojmë fort për të pasur një mbështetje akoma më të madhe dhe që LSI-ja e Tiranës, në qoftë se flasim për të, duhet që të fokusohet, sidomos te mbështetja që ka rinia e Tiranës. Dhe mendoj që këto duhet jenë dy shtyllat kryesore të mbështetjes në zgjedhjet lokale në Tiranë kryesisht, por edhe në rrethe. Dhe jam e bindur që vota e zgjedhjeve lokale do të tregojë dhe një herë një afirmim të një vendimi deri dhe në një qeverisje të mirë të LSI-së. Dhe pritshmëritë janë të mëdha, por ato janë të tilla sepse puna do ta tregojë, dhe puna e vazhdueshme me qytetarët do jetë e tillë që do të sjellë rezultat. Nuk i trembeni një humbjeje si pasojë e bashkëpunimit me PD-në, ku shumë njerëz mund të jenë të zhgënjyer për këtë? Absolutisht jo. Të paktën nga kontaktet që unë kam me të rinjtë, por jo vetëm nuk i trembemi absolutisht këtij fenomeni, nëse do ta quaj të tillë. Dhe LSI-ja është mësuar me sfida dhe ka ditur t’i përballojë shumë mirë ato dhe në momente të tjera të vështira. Mendoj që ky është një moment shumë i mirë për LSI-në, për vetë premtimet, për vetë angazhimin e LSI-së në proceset integruese, për vetë dimensionin shumë të mirë që ka qeverisja sot, performanca gjithashtu e drejtuar ndaj LSI-së, është një mbështetje e madhe dhe e fuqishme për LSI-në. Por këtë do ta tregojnë dhe zgjedhjet vendore. Edhe diçka të fundit për zgjedhjet lokale, meqenëse jeni dhe kryetarja e LRI-së, si do të përfaqësohen të rinjtë, sa do të jenë ata në të gjithë atë listën e garuesve për zgjedhjet lokale? Pa dyshim që dhe në zgjedhjet për kryetarin e LSI-së në Tiranë, LRI-ja do të jetë shumë e angazhuar, sepse do të jetë pjesëmarrëse pse jo me kandidatura potenciale për LSI-në e Tiranës. Por, nga ana tjetër, ne do të kemi kandidaturat tona. 20% të strukturave të LSI-së kanë kandidatë nga Lëvizja Rinore për Integrim. Duke qenë se do të arrijmë dhe ta tejkalojmë këtë shifër kemi kandidatë shumë të mirë, të rinj shumë energjik, të rinj shumë të aftë, të rinj që punojnë dhe që kanë dëshirë të merren më politike dhe të mbrojnë interesat e tyre. Ne do të përgatitim dhe një program për të rinjtë në qeverisjen vendore pasi shohim, në qoftë se mund ta themi, në Tiranë mungojnë shumë hapësirat. Ndaj mendoj se LRI-ja do të jetë një faktor shumë i rëndësishëm për zgjedhjet e ardhshme. |



Nënkryetarja e LSI-së dhe kryetarja e LRI-së flet për procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve brenda partisë. Xhixho thotë se ky proces do të krijoj bazën e duhur në parti për të përballuar me sukses dhe zgjedhjet e radhës vendore. Ajo shton se procesi i zgjedhjeve brenda partisë, “do të përfundojë
padyshim përpara zgjedhjeve lokale, ky është fillimi. Synimi është që, nëpërmjet këtij angazhimi, ne të evidentojmë dhe potenciale ende të pa zbuluara brenda LSI-së. Të evidentojmë njerëz që kanë interesa, kanë ambicie, kanë dëshirë për t’u angazhuar fuqishëm përditë në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Dhe nga ana tjetër, kjo do të bëjë të mundur evidentimin e kandidatëve më të fortë”. 