|
||||
| Panariti: “Heroizmat me porosi” nuk zëvendësojnë dialogun politik dhe institucionet |
Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Edmond Panariti, deklaron se greva e Partisë Socialiste dhe gjithë politika e saj gjatë nëntë muajve të fundit ka dëmtuar imazhin e vendit. Në një intervistë dhënë për gazetën “Integrimi”, prof. dr. Edmond Panariti, në një analizë të gjithë zhvillimeve të fundit shtron një sërë çështjesh që kanë sjellë efekte negative për vendin.
“Meqenëse zhvillimet post-radikale përfunduan serish atje ku ato nisën, pra në pikën zero dhe, për më tepër, përderisa zgjidhja sërish po kërkohet brenda kornizës kushtetuese, atëherë pyetja që çdo qytetar të këtij vendi i shtron vetes dhe mësyesve opozitarë është: ‘Përse e gjitha kjo?!’ dhe me pas natyrshëm ‘Cila është kosto për vendin dhe për mua si qytetar?!’”, deklaron Panariti. Ai ndalet dhe në grevën e urisë, e cila nuk solli asgjë të re veçse evidentoi dhe një herë manipulimin që politika për interesa të ngushta u bënë njerëzve. Nga ana tjetër, ai shtron dhe shqetësimin se në debatin e nëntë muajve të fundit, opozita ka harruar të bëjë detyrën e saj dhe të ndikojë në përmirësimin e qeverisjes, duke u marrë me konflikte pa bosht. “Rivendosja e dialogut politik konstruktiv, debatit dhe luftës politike në Parlament është skenari më pozitiv dhe ai që i duhet vendit dhe qytetarëve të tij në këto momente vendimtare për ardhmërinë evropiane të Shqipërisë. Ka gati një vit që në mënyrë të sforcuar dhe madje agresive, opinionit publik shqiptar i serviret vetëm debati rreth kutive dhe legjitimitetit të zgjedhjeve, duke ja spostuar atij dhunshëm interesin për reformat në shëndetësi, arsim, bujqësi etj.”, deklaron Panariti.Prof. Panariti, si e vlerësoni situatën politike në vend pas negocimeve të Strasburgut ndërmjet pozitës dhe opozitës? Së pari me lejoni që t’ju falënderoj për mundësinë që më krijoni për t’u shprehur me anë të kësaj interviste për gazetën “Integrimi”. Ajo që mund t’ju shpreh është se e gjithë kjo periudhë tensionimi, ngërçi, bojkotesh dhe grevash me sfond situatash para- revolucionare, dëmtuan imazhin e vendit dhe padyshim dëshmuan një shkallë të lartë papjekurie dhe papërgjegjshmërie të opozitës si inciuese e tyre. Mbi të gjitha, kjo periudhë e pas 28 qershorit, nxori në pah krizën e mungesës së besimit te Kushtetuta, ligjet, gjykatat, mungesën e vullnetit për respektimin dhe njohjen e tyre. Ndër të tjera, kjo situatë nuk mungoi që të depersonalizojë si politikën ashtu edhe politikanët shqiptarë, përderisa zgjidhja e mosmarrëveshjeve u kërkua që të bëhej “ex ufficio” fillimisht jashtë parlamentit, në rrugë, çadra për të përfunduar më pas restoranteve të Strasburgut, nga ku opinioni publik shqiptar i zhgënjyer dhe i lodhur, priste me ankth zgjidhjen ndërkombëtare “ex katedra”. Meqenëse zhvillimet post-radikale përfunduan sërish atje ku ato nisën, pra në pikën zero, dhe për më tepër përderisa zgjidhja sërish po kërkohet brenda kornizës kushtetuese, atëherë pyetja që çdo qytetar i këtij vendi i shtron vetes dhe mësyesve opozitarë është: “Përse e gjitha kjo?!” dhe me pas natyrshëm: “Cila është kosto për vendin dhe për mua si qytetar?!”. Cilët janë skenarët më të mundshëm të zhvillimeve politike në vend, pas normalizimit në dukje të jetës institucionale? Rivendosja e dialogut politik konstruktiv, debatit dhe luftës politike në Parlament është skenari më pozitiv dhe ai që i duhet vendit dhe qytetarëve të tij në këto momente vendimtare për ardhmërinë evropiane të Shqipërisë. Ka gati një vit që në mënyrë të sforcuar dhe madje agresive, opinionit publik shqiptar i serviret vetëm debati rreth kutive dhe legjitimitetit të zgjedhjeve, duke ja spostuar atij dhunshëm interesin për reformat në shëndetësi, arsim, bujqësi etj. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, reforma rreth kujdesit shëndetësor dominoi të gjithë jetën politike të vendit për vitin 2009 dhe fillimin e 2010, sepse në thelb ajo pasqyronte një nevojë kombëtare, duke interesuar dhe prekur shtresa dërrmuese të popullsisë në atë vend. Riaktivizimi i debatit dhe ballafaqimi i opsioneve mbi politikat e zhvillimeve sektoriale, mbrojtja dhe përfaqësimi i interesave qytetare, është ajo që i duhet Shqipërisë. Në fakt këto do të ishin skenarët më pozitivë të zhvillimeve politike në vend dhe do të përbënin edhe platformat me serioze të konkurrencës politike dhe të ballafaqimeve zgjedhore. Nëse do të vazhdohet me politikat e “obstruksionit”, nëse do të vijohet me dhunën e shantazhit, nëse do të “trimërohemi” me heroizma të parafabrikuara dhe me sakrifica sublime, atëherë vendi rrezikon anarkinë, kaosin dhe zhvillimet pozitive. Për këtë kërkohet, në radhë të parë, përgjegjshmëri e lartë politike, ndjenjë qytetarie dhe pjekuri. Albert Ajnshtajn shprehet: “Çdo i marrë inteligjent, është në gjendje t’i zmadhojë, t’i ndërlikojë dhe t’i bëjë më të dhunshme gjërat. Por kërkohet shumë dhunti, pjekuri dhe sidomos shumë kurajo për t’i lëvizur ato në drejtimin e kundërt”. Presioni i rrugës, shantazhi i turmave dhe parafabrikatet revolucionare, të tipit: “Populli të marrë fatin në duart e tij”, përbëjnë një mjerim të politikës dhe një degradim të saj në anarki. Është vërtet e pabesueshme që t’i dëgjosh këto marrëzira të artikulohen nga politikanë me pjekuri moshe dhe me një stazh të gjatë në politikë. Sërish rreth kësaj dukurie, fizikani më i madh i të gjitha kohërave Ajnshtajn shprehet: “Urrej me gjithë shpirt, heroizmat e komanduara, dhunën e verbër dhe të gjitha idiotësitë e përbetuara që mundohen të na shiten si parimore”. Shqipëria evropiane, duhet të jetë para së gjithash shteti i respektimit të ligjeve dhe të institucioneve dhe jo i anarko-politikës dhe despotizmit individual. |



Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Edmond Panariti, deklaron se greva e Partisë Socialiste dhe gjithë politika e saj gjatë nëntë muajve të fundit ka dëmtuar imazhin e vendit. Në një intervistë dhënë për gazetën “Integrimi”, prof. dr. Edmond Panariti, në një analizë të gjithë zhvillimeve të fundit shtron një sërë çështjesh që kanë sjellë efekte negative për vendin.
“Meqenëse zhvillimet post-radikale përfunduan serish atje ku ato nisën, pra në pikën zero dhe, për më tepër, përderisa zgjidhja sërish po kërkohet brenda kornizës kushtetuese, atëherë pyetja që çdo qytetar të këtij vendi i shtron vetes dhe mësyesve opozitarë është: ‘Përse e gjitha kjo?!’ dhe me pas natyrshëm ‘Cila është kosto për vendin dhe për mua si qytetar?!’”, deklaron Panariti. Ai ndalet dhe në grevën e urisë, e cila nuk solli asgjë të re veçse evidentoi dhe një herë manipulimin që politika për interesa të ngushta u bënë njerëzve. Nga ana tjetër, ai shtron dhe shqetësimin se në debatin e nëntë muajve të fundit, opozita ka harruar të bëjë detyrën e saj dhe të ndikojë në përmirësimin e qeverisjes, duke u marrë me konflikte pa bosht. “Rivendosja e dialogut politik konstruktiv, debatit dhe luftës politike në Parlament është skenari më pozitiv dhe ai që i duhet vendit dhe qytetarëve të tij në këto momente vendimtare për ardhmërinë evropiane të Shqipërisë. Ka gati një vit që në mënyrë të sforcuar dhe madje agresive, opinionit publik shqiptar i serviret vetëm debati rreth kutive dhe legjitimitetit të zgjedhjeve, duke ja spostuar atij dhunshëm interesin për reformat në shëndetësi, arsim, bujqësi etj.”, deklaron Panariti.