|
||||
| Teatri grevë urie |
|
PS është ndoshta partia politike më e fundit në Evropë që, përmes një teatri politik 16- ditor, po përpiqet të bindë njerëzit, duke i ndaluar të hahet aq shumë, në bulevardin e madh të Tiranës "Dëshmorët e Kombit" dhe në mjedise të tjera rreth tij.
Është kjo parti, ajo që po i largon këto ditë njerëzit nga restorantet e panumërt, shitësit e ushqimit dhe joshës të aromës së kuzhinës. Por krijuesit e teatrit "Grevë Urie" janë të vendosur ta bëjnë atë deri në fund, vetëm se po u pëlqen ideja e regjisorit të zgjedhur për këtë shfaqje, tashmë bajate. Për cilindo që ndjek median shqiptare, apo u shkon nga pas në shfaqje ka filluar t'i shfaqen simptomat e para të ulcerës së stomakut dhe zorrës së trashë. I quajtur "Grevë Urie", teatri po zgjat përtej parashikimeve të organizatorëve komedianë. Kemi parë gjatë këtyre ditëve një seri folësish, panele diskutimesh dhe performanca të artistëve për "rreziqet e konsumit" dhe "aftësisë së trupit për t'u shëruar vetë" edhe pasi nuk ke ngrënë për 16 ditë pa ndërprerje. Teatri "Grevë Urie" njëherësh ka vazhduar edhe në qytete të tjera të vendit, përmes bllokimit të rrugëve, shesheve dhe ndeshjeve me policinë e rendit. Ideja e teatrit "Grevë Urie" thuhet se ka lindur nga regjisori-avokat Spartak Ngjela dhe gazetari i përndjekur përjetësisht, Mero Baze, si dhe biznesmenë rreth kryetarit të PS, Rama. Për xhirimin dhe transmetimin 'Live', si dhe të realizimit të një dokumentari mbi agjërimin është angazhuar televizioni i pavarur NEWS 24 dhe ekrane të tjera bijëza. Regjisori Ngjela, duke parë përmirësime në shëndetin e tij nga një kombinim i agjërimeve periodike edhe në partitë e tjera ku ka milituar, e ka ofruar këtë skenar-recetë si më zbavitës për kohën dhe krizën që po kalon e majta shqiptare. "Nëse ju i jepni 16 ditë kauzës së të majtës, do të shkoni më të pastër në altar dhe njëherësh sa më pak plehra të prodhojë trupi i njeriut aq më pak toksina do të ketë trupi, më pak punë do të kenë firmat e pastrimit të kryeqytetit, dhe për rrjedhojë më pak lekë do të harxhojë bashkia". Së fundi, aktorët e teatrit "Grevë Urie" po dalin njëri pas tjetri nga skena e mbyllur çadër e urisë, duke shkuar me barela drejt spitalit "Nënë Tereza". Teatri "Grevë Urie "vazhdon… Kaluan 16 ditë. Pyetja është: Vallë a nuk po hanë këta heronj? Nuk është shpallur akoma heroi i suxhukut! Y.D |



