- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim www.lsi.al -
Friday, 14 May 2010 17:46    PDF Print E-mail
Nobelisti Orhan Pamuk viziton Shqipërinë

Gjatë datave 17-19 maj, Shqipërinë e viziton shkrimtari turk me famë botërore, Orhan Pamuk, fituesi i çmimit “Nobel” në Letërsi për vitin 2006. Axhenda e qëndrimit të tij në Shqipëri parashikon një takim me Presidentin Bamir Topi në selinë e Presidencës, si edhe me Kryeministrin Sali Berisha në selinë e Kryeministrisë. Ndërkaq, ai do të jetë i pranishëm edhe në promovimin e veprës së tij të re të botuar në shqip “Stambolli” që do t’i paraqitet lexuesit shqiptar këto ditë, më aktivitetin e titulluar “Mbrëmje me Orhan Pamuk” e parashikuar të zhvillohet në selinë e Kuvendit. Por Pamuk gjithashtu parashikohet të jetë edhe i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Doktor Honoris Causa”, që i jepet atij nga Universiteti Shtetëror i Tiranës. Në fund, është menduar që gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri të zhvillojë edhe një vizitë në qytetin e Beratit.