|
Written by Erald Dushku
Saturday, 03 July 2010 07:45 |
 |
 |
 |
|
| Lsi, model I neoshqiptarizmës |
| Nga Endrit Braimllari
Përpjekjet e kombit tonë për të qenë gjithmonë përkrahës të një kulture evropiane kanë qenë të mëdha dhe nuk datojnë vetëm në vitet’90, kanë një historik disi të gjatë me përpjekje të palodhura të një beteje, e cila kishte të bënte me dijen dhe përhapjen e saj në një shoqëri ku ishte e fokusuar te mbyllja brenda mureve të një territori të caktuar. Dua të sjell në këtë koment një fakt të rëndësishëm për Shqipërinë, një betejë e cila kishte nisur me kohë, po në vitet ’30, gjeti shpërthimin e saj intelektual. Në vitet ‘30, në Shqipëri pati një betejë të gjatë, e cila në fokus vinte dijen dhe shërbimin ndaj saj. Në kuadër të kësaj në ato përpjekje të palodhura një ndër mendimtarët më të mëdhenj të asaj periudhe, Branko Merxhani, hodhi një tezë tepër të rëndësishme për Shqipërinë e asaj kohe që kishte të bënte me “Neoshqiptarizmën”. Po çfarë ishte “Noshqiptarizma”? U krijua si një filozofi e re e asaj kohe, ku në qendër kishte evropianizimin e shoqërisë shqiptare, pra orientimin e një shoqërie drejt vlerave kulturore intelektuale politike të Evropës. Përqafimi i vlerave evropiane ishte në qendër të kësaj filozofie, e cila për kohën ishte tepër vizionare, kërkonte ta drejtonte shoqërinë shqiptare në binarët e një kulture evropiane. Me ardhjen e Demokracisë, ne pamë të lakohet përsëri e njëjta tezë, por me një gjuhë tjetër, sepse, sigurisht, dhe vizioni gjeopolitik ishte i ndryshëm nga i viteve ’30, por ajo çka prisnin të gjithë shqiptarët ishin vepra konkrete, të cilat do ta konkretizonin këtë “Neoshqiptarizëm të re” dhe përpjekjet ishin të mëdha, ku për 20 vite pati një dëshirë për t’i shërbyer kësaj filozofie. Rilindjen një tezë e tillë e pati me krijimin e një force të re politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me krijimin e kësaj force, rilindi dhe një herë dëshira dhe aspirate e një klase politike për integrimin jo vetëm në anën politike të saj, por dhe integrimin e strukturave shoqërore. Përpjekjet e palodhura të kësaj force politike erdhën si frymëmarrje për klasën politike, ku modeli i ri që ajo sillte ishte pikërisht ai i integrimit të vendit dhe ndërtimin e një shoqërie me vlera të larta evropiane. Aspirata evropiane ishte në thelb të një force të tillë, ku shërbimi ndaj shoqërisë shihej si një detyrë parësore. Ajo çka i jep një vlerë të vyer kësaj force politike, ka të bëjë me ndërtimin e një vizioni të ri për funksionimin e shtetit, një vizioni evropian, ku bashkëpunimi ndërmjet faktorëve të ndryshëm politik është gjithmonë në shërbim të Shqipërisë. Modeli që solli LSI është ai i individit intelektual dhe profesionist që punon për një Shqipëri evropiane, për një shoqëri e cila është në shërbim të komunitetit dhe detyra parësore e tyre është ndërtimi i një Shqipërie me vizion perëndimor dhe një gjë e tillë shihet mjaft qartë në performancën qeverisëse që po japin përfaqësuesit e LSI. Në thelb të performancës së LSI qëndrojnë vlerat intelektuale dhe profesioniste dhe sigurisht brenda konceptit të LSI ka rilindur një “Neoshqiptarizëm e re”.
|
| Last Updated ( Friday, 03 September 2010 08:23 ) |
|
|
|
Written by Gazetari
Thursday, 01 July 2010 22:16 |
 |
 |
 |
|
| Koha për Reformë Zgjedhore |
|
Është e natyrshme që e gjithë vëmendja e sotme e politikës aktive shqiptare dhe e analistëve të shtypit të jetë e orientuar drejt reformës zgjedhore dhe modaliteteve që duhen zgjedhur me kujdes dhe kompromis të gjerë për të siguruar një proces edhe më të mirë zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme elektorale. Pa dyshim që debati mbi reformën zgjedhore është një debat i madh dhe i gjerë që përfshin në vetvete shumë faktorë dhe aktorë, por unë besoj se pikësëpari njeriu nr. 1 dhe më i interesuari për këtë reformë është kryetari i Partisë Socialiste, z.Rama.
Eshtë z.Rama, i cili për gati një vit me radhë ka organizuar 1001 net aktivitete të mbushura me parulla, të cilat në thelb tentonin të godisnin besueshmërinë e ligjit aktual zgjedhor, si edhe besueshmërinë e gjithë procesit zgjedhor të kryer në Shqipëri jo vetëm vitin që shkoi, por të gjitha palët e zgjedhjeve të marra së bashku. Duke e marrë për të mirëqenë shqetësimin e z.Rama, lidhur me proceset elektorale në vend, gjykoj se nuk do të kishte vend më të mirë dhe të përshtatshëm për të ngritur të gjitha shqetësimet e tij sesa në një tryezë bisedimi për reformën zgjedhore. Gjithashtu, po duke vazhduar ta marr të mirëqenë shqetësimin e tij, s’do të kishte rast më të mirë për të sesa ky i sotmi, ku të gjitha partitë parlamentare, të nxituar kryesisht nga LSI, e cila e ka pasur reformën zgjedhore edhe si pikë të marrëveshjes qeverisëse, janë shprehur se janë gati të kontribuojnë për të reflektuar në ligj dhe kod edhe të gjitha ato probleme dhe pretendime që janë ngritur gjatë kësaj kohe nga Partia Socialiste.
Gjithashtu z.Rama do të merrte edhe një vlerësim të veçantë nga komuniteti ndërkombëtar i cili fare qartazi për shumë herë me radhë i ka bërë thirrje që të ulet në tryezat e dialogut dhe të kanalizojë problemet që konstaton në rrugë institucionale dhe jo në rrugica që duan gjithnjë drite, por nuk ndriçohen asnjëherë. Të brendshmet e patës në restorant “Krokodili” duhet të kenë dhënë tashmë një efekt tek i gjithë organizmi i PS që i ka përtypur dalëngadalë të gjitha qëndrimet e ndërkombëtarëve, prandaj ulja sa më parë në tryezën e reformës zgjedhore do të mundësonte edhe një ’tretje normale’ të të gjithë këtij presioni të bërë gjatë kësaj periudhe.
Por nga ana tjetër ka gjithnjë një variant jo shumë optimist për PS që Rama po e bën gjithë fushatën e poteres nëpër atdhe e jashtë tij vetëm e vetëm për të ruajtur pozitat e veta si kryetar i PS dhe duke shpresuar se rruga e rrugës dhe e aksioneve jashtë institucioneve do t’i mundësojë atij dhe vetëm atij një fitore në tavolinë të Bashkisë së Tiranës edhe për një mandat tjetër qeverisës. Kështu Rama do të mund të vazhdonte sagën e dhënies së lejeve të ndërtimit dhe do të ruante edhe marrëdhënien e tanishme me biznesin e ndërtimit në vend një pjesë e vogël e të cilit ende mbetet një sponsorizues i majmë i dëshirave dhe nevojave personale të kryetarit. Kjo rrugë jo vetëm që do të dëmtonte në afatgjatë PS dhe të gjithë ata të cilët kanë hyrë aty jo për të bërë pazare por për të bërë politikë por në një farë mënyre rrezikon t’i heqë shansin e rizgjedhjes apo zgjedhjes në krye të bashkive edhe atyre kandidatëve potencialë të PS të cilët gëzojnë një farë reputacioni në qytetet e tyre dhe ku elektorati ka një traditë të qëndrueshme të votimit të kësaj partie. Mbetja e PS jashtë bisedimeve të reformës zgjedhore praktikisht do të rezultonte në një goditje tjetër edhe më të madhe që kjo parti do t’i jepte besimin që opinion publik ka tek ajo, si edhe do të ulte ndjeshëm besueshmërinë në popull se qëllimi real i kësaj partie është të qeverisë vendin për ta çuar përpara drejt BE.
Sigurisht që nuk është vonë dhe ka gjithë vend për përmirësim, edhe aty ku duket se çdo shpresë ka marrë fund dhe se nuk ka rrugë kthimi. PS ka ende kohë për t’u bërë pjesë e reformës zgjedhore dhe debatit mbi të, sigurisht nëse Rama do të ketë ende vullnet dhe dëshirë për të bërë politikë e do të heqë dorë nga rruga e terrorizimit të politikës.
|
| Last Updated ( Thursday, 01 July 2010 22:18 ) |
|
|
|
Written by Gazetari
Thursday, 17 June 2010 14:34 |
 |
 |
 |
|
| “Presheva do të jetë një model i shkëlqyer i bashkëjetesës demokratike dhe evropiane në rajon” |
| Nga ILIR META “Në marsin e këtij viti, unë vizitova Luginën e Preshevës, kjo ishte vizita e parë e një zyrtari të lartë shqiptar që prej vitit 1913. Pritja që m’u bë gjatë vizitës në Luginë nga qytetarët e saj, pra nga ju dhe prindërit tuaj, takimet me drejtuesit e komunave do të mbeten të paharruara për mua.
|
|
|
|
|
|
|
|
Page 1 of 30 |