|
||||
| Kodra: Politika efektive për integrimin e romëve në shoqëri |
|
Arsimim, përftim i shërbimeve shëndetësore, strehim dhe integrimi i komunitetit të romëve, kjo është ajo që deklaroi, Zëvendësministrja e Punës, Filloreta Kodra. Sipas saj, Viti 2010, do te jete faza me e rëndësishme e implementimit te dekadës se romeve, ndërkohë që është hartuar tashmë një dokument nga qeveria shqiptare. Ndërkohë që, arsimi dhe integrimi i këtij komuniteti ne fusha te tjera, janë prioritet kryesore te këtij dokumenti. Por, sipas zëvendësministres, ende problem mbetet regjistrimi i këtij komuniteti, ndërkohë që për arsimimin e fëmijëve romë, janë krijuar lehtësira. “Duke qenë një aktivitet politik ajo ka trajtuar në mënyrë të përgjithshme të gjitha problemet me të cilat përballet komuniteti rom duke filluar qe nga arsimimi, kushtet e jetesës, shëndeti, punësimi si dhe përfshirja dhe integrimi social i gjithë kësaj kategorie. Ka pasur probleme me regjistrimin dhe për shkak se ky komunitet nuk rezulton i regjistruar në një komunitet të caktuar mund të ketë pasur probleme me regjistrimin e fëmijëve në shkollë. Ministria e Arsimit ka marrë masa që prej disa vitesh edhe pa certifikatë të lindjes fëmijët e këtij komuniteti mund të regjistrohen dhe të vazhdojnë shkollën kudo që ata jetojnë” tha Kodra. Politikat e hartuara për fëmijët romë Zëvendësministrja e Punës deklaroi se, ndërkohë janë hartuar politika të veçanta për fëmijët romë, për të luftuar trafikimin apo dhe abuzimet që bëhen me këta fëmije, duke i shtuar në radhët e punës informale. “Janë kryesisht fëmijët e këtij komuniteti të cilët nxirren në rrugë, edhe trafikohen. Për shmangien e këtyre fenomeneve ne kemi projekte të veçanta kryesisht me fëmijët romë të tilla si hapja e kopshteve, hapja e qendrave profesionale për trajnimin e fëmijëve të këtij komuniteti në mënyrë që këta të bëhen të aftë për të hyrë në tregun e punës" tha Kodra. Buxheti Buxheti në total për planin e veprimit, për arsimimin, kujdesin shëndetësorë, integrimin e komunitetit romë, kap shifrën e 2 miliard e 498 milionëve ndërkohë që çdo vit buxheti për projektet specifike shkon në 417 milionë lekë. |




