- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim www.lsi.al -
Thursday, 04 February 2010 15:05    PDF Print E-mail
Vasili: Reforma në shëndetësi, prioritet është dhe mbetet rajonalizimi i shërbimeve shëndetësore

Analizohet puna e QSUT-së, Vasili: QSUT-ja duhet të bëjë rolin e saj për të ndihmuar në rajonalizimin e shërbimit.

Në thelbin e reformës në sistemin shëndetësor është dhe mbetet rajonalizimi i shërbimeve shëndetësore, tha sot ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, në analizën vjetore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
“Kjo do të thotë që gjithnjë e më shumë probleme duhet të zgjidhen në spitalet rajonale dhe degogjestionimi i QSUT është sfida e pandryshuar e jona”, theksoi Vasili, sipas të cilit, QSUT është dhe duhet të mbetet qendra kombëtare elitare e mjekësisë shqiptare. “Sa më pak rutinë të panevojshme të ketë kjo qendër dhe sa më shumë të profilohet deri tek elitarizimi që i përket, aq më mirë i bën asaj vetë dhe po aq mirë u bën dhe shqiptarëve; sa më shumë rutinë të panevojshme, aq më shumë do t’i bjerë vlera dhe aq më shumë profili i lartë i saj profesional do të bjerë”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë.

Sipas tij, vetë QSUT duhet të bëjë rolin e saj për të ndihmuar në rajonalizimin e shërbimit. “Duhet të evitojmë çdo ardhje në panevojshme drejt Tiranës dhe shifrat flasin për mbingarkesë të panevojshme”, theksoi Vasili.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, tha se QSUT i ka të gjithë atributet, treguesit dhe mundësitë që të vazhdojë të jetë lider në sistemin tonë shëndetësor. QSUT është pasqyrë e sistemit për plotësinë e shërbimeve që ofron, kapacitetin spitalor që ka, historinë e funksionimit, ndaj dhe kërkesat për të janë të një forme tjetër dhe të një ekzigjence më të lartë.  QSUT pjesë e sistemit shëndetësor që administrohet në planin menaxherial në bashkëpunim me Institutin e Sigurimeve të Kujdesin Shëndetësor ndaj dhe kërkesat ndaj saj janë pjesë e një kontraktuali e një pjese të mirëplanifikuar që shkon drejt kritereve menaxheriale që na imponojnë që çdo para e shpenzuar të llogaritet më mirë se më parë.

Gjtihashtu, Vasili i ka kërkuar dje stafit mjekësor të QSUT të menaxhojë sa më mirë barnat e shtrenjta. “Ka një tendencë e cila nuk është për tu kritikuar për të sugjeruar barnat e shtrenjta, të cilat janë avangardë e listës së barnave. Kjo do të na çonte në kosto shumë të mëdha si për spitalin dhe pacientin. Duhet të kursejmë me nikoqirllëk medikamentet dhe gjithçka që ofron QSUT pasi në çdo çast duhet të mendojmë se janë para që duhet të rrisin cilësinë e shërbimit në QSUT dhe jo të shtojnë hendekun mes pacientit dhe spitalit”, u shpreh Vasili. Ndërsa drejtori i përgjithshëm i QSUT, Ilir Dashi, e cilësoi të nevojshme për vitin 2010 përmirësimin e shërbimit në urgjencat e qendrës spitalore. “Është e patolerueshme fenomeni i urgjencave të mbipopulluara siç ka ndodhur këto 2-3 muaj si pasojë e mbylljes së dyerve të konsultave në QSUT. Në pritje të përfundimit të spitalit të ri në QSUT, ne do të përmirësojmë shërbimin e urgjencës duke e pajisur atë me disa aparatura që mbahen mbyllur nga mjekët pas përfundimit të orarit zyrtar”, tha Dashi.

Analiza 2009


Gjatë vitit 2009 numri më i madh i shtrimeve rezultoi në urgjenca rreth 27 641 pacientë, kryesisht prej gripit. Sipas një përllogaritjeje që kanë bërë specialistët një ditë shtrimi në spital i kushton shtetit një kosto mesatare prej 10.471 lekë. Ndërsa, numri i vizitave, shtrimeve në urgjencë, konsultave, mortalitetit në urgjencë, numri i shtrimeve nga rrethet dhe operacioneve, ka qenë në norma mesatare.

Operacionet më të shpeshta, në QSUT kanë qenë, në vendosja e lentes, apendektomia Kolecistektomia ( 820), Heqja e tumorit( 699), Herniotomia (679)

Ndërkohë që, numri i 20 diagnozave më të shpeshta  për 2009, në raport me gjithë shtrimet në QSUT është 18 403, ndërsa numri i përgjithshëm i shtrimeve –46373

20 diagnozat më të shpeshta përbëjnë 41 përqind të numrit të shtrimeve. Ndërkohë që nga rrethet, brenda   10 mujorit të 2009 në QSUT, ka pasur, 22837 shtrime, nga Tirana 22 507 shtrime. Operacione nga rrethet 7 859, dhe operacione nga Tirana 6 541 .

Arritjet më të spikatura 2009

Nisja e funksionimit të Sistemit të Referimit. Rezultatet e para – mjaft inkurajuese.

Administrimi i situatës së pandemisë së Gripit AH1N1 dhe vënia në funksionim e Reanimacionit në Infektiv dhe Repartit të ri të Urgjencës

Interventi i parë i transplantit të veshkave

Vënia në funksionim e Spitalit të Rikonstruktuar pediatrik

Përfundimi i punimeve të godinës dhe blerja e pajisjeve për Spitalin e Ri

Struktura

Në QSUT “Nënë Tereza“, Tiranë, zhvillojnë aktivitet klinik, pedagogjik dhe shkencor 139 pedagogë të Fakultetit të Mjekësisë. Ndërkohë, që formohen si mjekë specialistë 146 specializantë të Fakultetit të Mjekësisë. Gjithashtu, në QSUT aktivizohen dhe 75 mjekë vullnetare dhe 32 punonjës me kontrate.

Investimet Buxhetore gjate vitit 2009

Emërtimi i projektit

Vlera e financuar

Pajisje mjekësore dhe hotelerie për Spitalin e Ri

652 343 862

Blerje aparatura mjekësore

16 200 000

Rikonstruksioni Neurokirurgji

52 788 436

Rikonstruksioni Pediatri

58 261 295

Shtrimi i magjistralit 20 KV

3 701 329

Supervizion dhe kolaudim

2 621 000

Leja e ndërtimit Spitali i Ri

54 902 628

Pajisje hotelerie për Pediatrinë

5 744 760

Garancia për Rikonstruksionin e sallës se Urologjisë

859 763

EKG për Kardiologjinë (detyrim pagese)

4 160 000

Totali

851 483 073

 

Rregullat që duhen rrëzuar gjatë të ngrënit



Shpesh sjelljet tona mbi të ngrënin diktohen më shumë nga besimet e fituara dhe jo nga logjika apo dëshmitë shkencore, pasi në shumicën e rasteve ndjekim dietë apo metoda për të mbajtur trupin në formë duke qenë të rrezikshme për shëndetin. Por një studim tregon 10 rregullat me të cilat jemi mësuar deri tani dhe që mund t’i anashkalojmë pa pasur frikë se dëmtojmë shëndetin tonë. Sheqernat janë të domosdoshme për trupin tuaj dhe mos u mundoni t’i shmangni ato, me dëshirën për t’u dobësuar. Por edhe kalciumi nuk duhet shmangur. Shpesh e shmangim kalciumin sepse gjoja na bëka njolla të bardha në thonj, por ato janë për shkak të defekteve në bashkim në mes shtresave të keratinës. Ndërkohë që yndyrnat duhet të jenë sa më të pakta. Ndërsa sauna dhe masazhi do të ndihmojë në humbjen e peshës. Të dy trajtimet i heqin lëngjet duke i rivendosur shpejt. Pastaj ata humbasin, përkohësisht por ju mos humbni peshë sepse do të thotë humbje e yndyrnave në trup. Një lëng frutash, të paktën 2-3 herë në ditë mund të merret në fund të vaktit për të kryer sa më mirë funksionet e tretjes së trupit. Nuk është e vërtetë se majaja ju dëmton.

Sipas mjekëve, krundet e bukës përmbajnë shumë yndyrna dhe një sasi të vogël të ujit. Pra, nëse ju me të vërtetë doni për të zëvendësuar atë me bukë.  Intolerancë ushqimit që ju krijon alergji, "Nuk ka asnjë lidhje në mes të alergjive ushqimore dhe mbipeshës. Personat që duhet t’i nënshtrohen një diete, nuk duhet t’i shmangin ato. Kujdes duhet pasur me lëngjet se ju ndikojnë në veshka Në të vërtetë, në qoftë se kalciumi oxalate formuar në zorrë nuk është një problem, ai bëhet tepër kur ju jeni me veshka. Prandaj duhet të pini deri 3 litra ujë në ditë. Ndërkohë që, Vitamina C të parandalon ftohjet

Nuk ka asnjë provë shkencore se vitamina C mund të përdoret për të parandaluar ose trajtuar ftohjet.

Last Updated ( Wednesday, 10 February 2010 09:16 )