- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim www.lsi.al -
Thursday, 04 February 2010 14:42    PDF Print E-mail
Rama, ky braktisës i madh!

Nga Emiljano Manjan*

Jam i bindur që ka punuar fort për ta merituar këtë titull.

Epopenë braktisëse e filloi me basketbollin. Megjithëse ishte mjaftueshëm i gjatë për të luajtur, talenti i munguar e ka lënë shpeshherë në baltë gjë që e ka treguar më së miri edhe në gjuatjet e lira nëpër lulishtet në zhdukje të Tiranës.

Në vazhdën e braktisjeve të rradhës u fut arti. Megjithëse nuk jam specialist në këtë fushë, perfomanca në fasadat e Tiranës lë për të dëshiruar dhe herë- herë them se ka bërë mirë që e ka braktisur atë zanat, “ se i binte në qafë” më kot.

Më pas nën furtunën djaloshare dhe më bindjen se askush s’arrinte të  kuptonte vizionin e tij “përparimtar”, vendosi të krijojë një parti të re të cilën e braktisi ende pa e formësuar...braktisi vendlindjen...braktisi familjen...braktisi çdo gjë dhe çdo njeri që kishte ende ndonjë fije besim te aftësitë e tij. Deri në momentin që braktisjet ishin personale, askush nuk mori përsipër ta gjykoje, por kur vendosi të braktisë bashkinë më të madhe të vendit, atëherë gjërat fillojnë e komplikohen. Ku e gjen të drejtën ky njeri të lërë mbi 1 milionë banorë të kryeqytetit pa administrator, pa nënkryetar dhe pa kryetar???! E vetmja mënyrë për ti lokalizuar këta shërbëtorë të munguar të taksapaguesve kryeqytetas, është ti kërkojnë me dëshpërim në Google Earth. Madje hera e fundit kur Rama ka shkelur në zyrën e kryebashkiakut, tashmë është argument për paleontologët. Nqs kryebashkiakut nuk i pëlqen vendi i punës, të japë dorëheqje, ose të paktën të heqë dorë vullnetarisht nga rroga mujore ( meqë dhe deputetët në tentativë të PS janë pa rroga) dhe të gjejmë dikë tjetër që e ka akoma përgjegjshmërinë dhe pasionin për t’u shërbyer qytetarëve. Mos ndoshta për zotin ish-kryetar, Bashkia e Tiranës tashmë është kthyer në sofrën që mjafton për të ngopur orekset betonizuese dhe gllabëruar hapsirat publike me miqtë e tij, dhe më pas të sillet vërdallë nëpër Tiranë ( si Robert Çimçakizi - citoj Ramën) duke inauguruar mini-lulishtet e mega-pallateve që ndërton vetë ! Mesa duket është administrator i zoti, por vetëm për prishje të hapsirave publike dhe përpunim të mbetjeve industriale. Sdi ku janë fshehur sot ata që zotin Rama e shisnin si model suksesi dhe administratori të suksesshëm pasi  të vetmen meritë (të pamerituar) që i jepnin ithtarët si arritje në karrierën e tij, edhe atë e braktisi.

Ky zotëri që gjithë jetës së tij ka braktisur do gjë të mundur, si para se të bëhej politikan ashtu edhe mbasi vorbulla e fatit e përfshiu në politikë, së fundmi ka vendosur të braktisë edhe të ardhmen europiane të Shqipërisë duke bërë të pamundurën që çdo proces integrues të bllokohet. Isha deri diku indiferent me alibinë që krijoi për të mbajtur postin e kryetarit, por askujt sia mori mendja se marrëzia e tij do të vazhdonte deri sa të sillte një pështjellim të tillë sa çeshtje pa çeshjte si tema e zgjedhjeve të na detyronte të bëheshim edhe njëherë personazhë “negative” në arenën ndërkombeëtare. Une e di se brenda PS ka njerëz që kanë familje, kanë të afërm dhe duan një të ardhme më të mirë për ta, ndaj ky është momenti më i mirë për ti vënë gishtin kokës dhe të dalin mbi presionin e klanit të tij dhe të futen në Parlament. Është koha që dikush t’i mbyllë gojën e ti lerë deklaratat guerrile se demokracia vendoset në rrugë e jo me vota. Ka ardhur koha që ti lerë komplotet haluçinante për vjedhje votash e për shitje komisionerësh por të ulet e të dialogojë që të gjendet zgjidhje e të zhbllokohet kjo situatë e pakuptimtë.

Jam shumë i bindur që njerëz të pasuksesshëm si ky, që kane lindur me kompleksin e të qënit të paafte sdo kenë mundësi që ti bëjnë të pavlefshme përpjekjët dhe aspiratat e miliona shqiptarëve për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Kontributin dhe mundin e të gjithë atyre njerëzve që nuk janë të të njëjtës specie të pakategorizuar si Rama, askush sdo mund ta zhvlerësojë dhe ta bëjë “mish për top”. Mesa duket zgjedhjet lokale që do zhvillohen në fund të këtij viti, do të jenë “Darka e Fundit” e Ramës dhe e ramëve në poltikën shqiptare. Ndoshta askush s’duhet të presë më shumë nga një njeri që braktisi emrin e lindjes për t’u dukur modern e kontemporan. Ndoshta mendoi se duke braktisur disa gërma nga emri (për ata që se dijne, nga Edvin në Edi)  do të hidhte pas të kaluarën e tij të turbullt, të paqëndrueshme e braktisëse.

Askush s’po e kupton deri ku e ka limitin ky zotëria me emrin Edi Rama, i cili fatkeqësisht për të, ka fobi çdo gjë që është e stabilizuar dhe funksionon, por Ne nga ngelen vetëm 2 alternativa, ose ta quajmë “braktisës të madh”, ose ta konsiderojmë si “patkua kali” për të prishur syrin e keq.



*Sekretar i Marrëdhënieve me Publikun LRI