- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim www.lsi.al -
Written by Gazeta Integrimi    Wednesday, 27 January 2010 14:02    PDF Print E-mail
Arian Beluli: Si do koordinohen strukturat e LSI-së në diasporë

Në qoftë se në partitë e tjera, ekzistenca e forumeve jashtë vendit është vetëm një nen i shtuar në statut, e njëjta gjë nuk ndodh me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ekzistenca e forumeve të LSI-së në të gjitha vendet ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë prej vitesh është një fakt dhe një vlerë e shtuar e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nënkryetari i dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së së Diasporës, Arian Beluli, në një intervistë dhënë për gazetën "Integrim", tregon për projektet e reja të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. konkretisht ai ndalet në Konventën Kombëtare të LSI-së së Diasporës në Itali, duke shtuar se ky organizimin do të sjellë dhe rifreskimin e strukturave dhe shtimin e tyre me anëtarë të rinj. Ai gjithashtu komenton dhe koalicionin mes LSI dhe PD-së duke shtuar se shqiptarët që jetojnë jashtë e kanë pritur më pozitivisht këtë gjë, duke e krahasuar atë me koalicionet që bëjnë qeveritë evropiane.
Si po fuqizohet Lëvizja Socialiste për Integrim në diasporë ?
Janë një sërë aktivitetesh që janë menduar të organizohen nga LSI-ja në Diasporë. Së shpejti do të organizohet Konventa Kombëtare ku do të marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Diasporë. Aktiviteti është menduar të zhvillohet në Itali.
Përse është zgjedhur Italia?
Arsyeja është e thjeshtë, dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Itali ka më shumë anëtarë se në gjithë vendet e tjera. Pastaj Italia është dhe një nga vendet ku ka më shumë bashkëkombës shqiptarë.
Cili është qëllimi i kësaj Konvente? Çfarë vendimesh do të merren aty për Lëvizjen Socialiste për Integrim në Diasporë?
Qëllimi është që ky aktivitet i rëndësishëm të shërbeje për koordinimin e strukturave të LSI-së në të gjitha vendet ku ne jemi prezent. Kjo synon dhe një zgjerim të strukturave duke shtuar në këtë mënyrë dhe numrin e anëtarëve të LSI-së që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë. Gjithashtu një element i rëndësishëm është dhe zgjedhja e drejtuesve të rinj të strukturave të LSI-së në Diasporë. Ky vendim do të synojë që në krye të degëve në të gjitha vendet ku ne jemi prezent të kemi personalitete sa më shumë përfaqësuese. Gjithashtu kjo Konventë do të shërbejë dhe për të përcaktuar direktivat e ardhshme të Lëvizjes Socialiste për Integrim në diasporë. Bëhet fjalë për një strategji të re që do të vihet në zbatim dhe ka si synim forcimin dhe shtimin e radhëve të LSI-së në Diasporë. Hartimi i kësaj strategjie, sigurisht që do të bëhet në bazë të direktivave që do të vijnë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në qendër. Ndryshimi i kompozicionit politik në Shqipëri duhet të përfaqësohet me të njëjtën fryme edhe në vendet ku jetojnë shqiptarët dhe ekzistojnë organizata partiake. Në këtë kuptim vendimi i LSI-së për të bërë koalicion me Partinë Demokratike kërkon dhe një qasje të re ndaj elektoratit. 
Cilat janë disa prej aktiviteteve të mëparshme të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Diasporës?
Po janë disa, unë mund të them se një prej takimeve ta para ka qenë dhe ai me krijimin e LSI-së si forcë politike në vitin 2003 në qytetin Aachen të Gjermanisë. Në këtë takim kanë marrë pjesë më shumë se 1500 veta dhe ishte në prej takimeve që shtroi nevojën për një përfaqësim dhe angazhim më të madh të LSI-së në diasporë. Vlen të theksojmë se ky ka qenë një ndër aktivitet e para të një përmase të tillë që një parti politike bënte në një vend të huaj ku jetojnë shqiptarët.
Më duhet të theksojë se një aktivitet i rëndësishëm është dhe lobimi që përfaqësues të LSI-së në diasporë bëjë në Parlamentin Evropian. Në këtë mënyrë ne lobojmë me aq sa kemi mundësi, për interesat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke lobuar në këtë mënyrë dhe për interesat e gjithë vendin. Vlen të kujtojmë këto peticionin me 544 firma ku kërkohej mundësia e votës për të gjithë emigrantët shqiptarët, që të votonin atje ku jetojnë. Kjo ka qenë një nisëm e LSI-së së dhe e përfaqësuesve të saj në diasporë, pavarësisht se ndonjë parti fantazmë u përpoq ta shiste si të vetën. Përveç kësaj ne kemi bërë përpjekjet tona që të finalizojmë me sukses përpjekjen për hapjen e një shkolle Shqipëri në qytetin Aachen të Gjermanisë.
Si është pritur vendimi për koalicion mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të 28 qershorit në diasporë? Ka qenë pozitiv apo negativ ky reagim?
Në strukturat tona ky vendim është kuptuar në mënyrën e duhur. Kemi pasur të bëjë me një zgjidhje politike që është bërë të interes të vendit. Por jo vetëm ne. Në kontakte që kemi me bashkatdhetarët tanë dhe me gjithë komunitetin e shqiptarëve që ku jetojmë një vendim i tillë është pritur mjaft mirë. Ka pasur reagim pozitiv sepse shqiptarë kanë kuptuar se për të ardhmen e vendit duhet të dalësh mbi interesat e ngushta partiake. Dhe vendimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte një vendim që u bë për vendin. Unë kam dëgjuar se në Tiranë jo të gjithë e mirëpritën këtë gjest, por kjo mbase është parë në këtë mënyrë nga militantët partizanë. Ndërsa e parë nga larg, nga ne që jetojmë në vende të tjera është më e rëndësishme që të ketë një stabilitet të vendit. Me të gjithë ata që kanë kritikuar këtë vendim, mund të përdoret një logjik e thjeshte e cila kapet dhe nga mendjet më naive që shpejtojnë të hedhin baltë mbi LSI-në. Nëse Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të kish marrë këtë vendim çarë do kish ndodhur? Në rastin më të parë vendi do kishte hyrë në zgjedhje të parakohshme. Gjë që do të thotë se do shpenzoheshin dhe miliona të tjera nga buxheti i shtetit. Por nuk është vetëm kjo, zgjedhjet do sillnin një mungesë stabilitetit që do rëndonte mbi supet dhe xhepat e gjithë shqiptarëve. Në një situatë të tillë askush nuk ka besim me të vendi dhe të qeveria e radhës, biznesmenët e huaj jo se jo, por edhe vet qytetarët. Në rastin më të keq nëse LSI-ja nuk do pranonte ftesën e Partisë Demokratike për të bërë koalicion bashkëqeverisës, vendi do hynte në kaos. Militantizmi politik do shkatërronte dhe ato vlera që me mundimi janë ngritur gjatë 19 viteve të fundit. Do kishim një krizë të gjithanshme në momentin që asnjë prej krahëve politike me nga 70 vota nuk do lëshonte pe. Nëse e bëjmë një analizë të tillë atëherë e kuptojmë sesa i drejtë ka qenë vendimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe i kryetarit të saj Ilir Meta. Ata që mendojnë ndryshe thjeshtë nuk pranojnë ta shohin realitetin në sy dhe të mendojnë në mënyrë pozitive. Përvoja jonë në vende të tjera në ka bërë të kuptojmë se koalicione të tilla nuk anatemohen, por vlerësohen. Në radhë të parë këto koalicione tregojnë pjekurinë politike të partive që bëjnë pjesë, tregojnë se në këtë vend ka ende njerëz të përgjegjshëm që nuk mendojnë vetëm për v ete por edhe për vendin. Më rezulton se pas emocioneve të para edhe në Shqipëri qytetarët kanë nisur ta kuptojë sesa i dobishëm është ky koalicion për vendin.

Last Updated ( Wednesday, 27 January 2010 14:09 )