|
||||
| Lsi, model I neoshqiptarizmës |
|
Nga Endrit Braimllari Përpjekjet e kombit tonë për të qenë gjithmonë përkrahës të një kulture evropiane kanë qenë të mëdha dhe nuk datojnë vetëm në vitet’90, kanë një historik disi të gjatë me përpjekje të palodhura të një beteje, e cila kishte të bënte me dijen dhe përhapjen e saj në një shoqëri ku ishte e fokusuar te mbyllja brenda mureve të një territori të caktuar. Dua të sjell në këtë koment një fakt të rëndësishëm për Shqipërinë, një betejë e cila kishte nisur me kohë, po në vitet ’30, gjeti shpërthimin e saj intelektual. Në vitet ‘30, në Shqipëri pati një betejë të gjatë, e cila në fokus vinte dijen dhe shërbimin ndaj saj. Në kuadër të kësaj në ato përpjekje të palodhura një ndër mendimtarët më të mëdhenj të asaj periudhe, Branko Merxhani, hodhi një tezë tepër të rëndësishme për Shqipërinë e asaj kohe që kishte të bënte me “Neoshqiptarizmën”. Po çfarë ishte “Noshqiptarizma”? U krijua si një filozofi e re e asaj kohe, ku në qendër kishte evropianizimin e shoqërisë shqiptare, pra orientimin e një shoqërie drejt vlerave kulturore intelektuale politike të Evropës. Përqafimi i vlerave evropiane ishte në qendër të kësaj filozofie, e cila për kohën ishte tepër vizionare, kërkonte ta drejtonte shoqërinë shqiptare në binarët e një kulture evropiane. Me ardhjen e Demokracisë, ne pamë të lakohet përsëri e njëjta tezë, por me një gjuhë tjetër, sepse, sigurisht, dhe vizioni gjeopolitik ishte i ndryshëm nga i viteve ’30, por ajo çka prisnin të gjithë shqiptarët ishin vepra konkrete, të cilat do ta konkretizonin këtë “Neoshqiptarizëm të re” dhe përpjekjet ishin të mëdha, ku për 20 vite pati një dëshirë për t’i shërbyer kësaj filozofie. Rilindjen një tezë e tillë e pati me krijimin e një force të re politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me krijimin e kësaj force, rilindi dhe një herë dëshira dhe aspirate e një klase politike për integrimin jo vetëm në anën politike të saj, por dhe integrimin e strukturave shoqërore. Përpjekjet e palodhura të kësaj force politike erdhën si frymëmarrje për klasën politike, ku modeli i ri që ajo sillte ishte pikërisht ai i integrimit të vendit dhe ndërtimin e një shoqërie me vlera të larta evropiane. Aspirata evropiane ishte në thelb të një force të tillë, ku shërbimi ndaj shoqërisë shihej si një detyrë parësore. Ajo çka i jep një vlerë të vyer kësaj force politike, ka të bëjë me ndërtimin e një vizioni të ri për funksionimin e shtetit, një vizioni evropian, ku bashkëpunimi ndërmjet faktorëve të ndryshëm politik është gjithmonë në shërbim të Shqipërisë. Modeli që solli LSI është ai i individit intelektual dhe profesionist që punon për një Shqipëri evropiane, për një shoqëri e cila është në shërbim të komunitetit dhe detyra parësore e tyre është ndërtimi i një Shqipërie me vizion perëndimor dhe një gjë e tillë shihet mjaft qartë në performancën qeverisëse që po japin përfaqësuesit e LSI. Në thelb të performancës së LSI qëndrojnë vlerat intelektuale dhe profesioniste dhe sigurisht brenda konceptit të LSI ka rilindur një “Neoshqiptarizëm e re”.
|
| Last Updated ( Friday, 03 September 2010 08:23 ) |



