|
||||
| Tregtarët e bukës Rritja, abuzive. Bursa e grurit, në rënie |
|
Rrija e çmimit të bukës nuk shkon paralelisht me vlerat në bursën e grurit. Në bursën botërore gruri ka pësuar rënie, ndërkohë në vendin tonë shitja e bukës vazhdon të shoqërohet me rritjen e çmimit prej 10 lekësh.
Me sa duket, situata e krijuar me rritjen e çmimit të bukës në disa prej subjekteve tregtuese në vend është e përkohshme dhe ndaj abuzuesve po merren masa ndëshkuese. Sipas një prej tregtarëve më të mëdhenj në vend në prodhimin e bukës, kjo rritje prej 10 lekësh, ndonëse tepër e papërfillshme për familjet shqiptare dhe e aplikuar vetëm në disa furra nuk do të jetë e përhershme. Ai shpjegon se kjo situatë vjen për shkak të një përzierjeje mes çmimeve të grurit në tregun ndërkombëtar, por nuk mund të thuhet qartë se ka spekulime, pasi tregu i prodhuesve të bukës është tregu më i formalizuar dhe më i rregulluar në vend. Pëllumb Boshi, tregtar shprehet: "Kjo rritje fragmentare në disa prej pikave të prodhimit të bukës, nuk është e përhershme, mund të themi se është sezonale, ndërkohë që është e papërfillshme për familjet shqiptare." Ndërkohë në një deklaratë për mediat, Drejtori ekzekutiv i Unionit të Tregtarëve Agro-ushqimore shprehet se parashikimet e prodhimit botëror të grurit, presin një rënie, e cila do të reflektohet dhe në çmimin e bukës. Pas alarmit për rritjen abuzive të çmimit të bukës, si rezultat i rritjes së çmimit të miellit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjatë kontrolleve të ushtruara në 120 subjekte, të Tiranës dhe Durrësit evidentoi 20 subjekte që kishin rritur në mënyrë fiktive çmimin e bukës; dhe në 27 subjekte u vendosën gjoba me vlerë mbi 3 milionë lekë si dhe u sekuestruan 10 ton miell i pashoqëruar me faturë. Sipas DPT qëllimi i këtyre kontrolleve në rang kombëtar bëhet për verifikimin e çmimit të blerjes dhe shitjes së produkteve, pasi megjithëse çmimet e importit të grurit nuk kanë ndryshuar. Në ditët e fundit është vënë re një rritje e çmimit të bukës në mënyrë abuzive ndërsa ky institucion garanton se do të marrë të gjitha masat administrative për ndëshkimin dhe parandalimin e këtij fenomeni.
|
| Last Updated ( Monday, 16 August 2010 08:06 ) |



